Omar Khajam ose Omer Kajami lindi më 1048 në Nishapur, dhe vdiq në provincën e Horasanit në vitin 1123.
Është një astronom, matematikan, filozof dhe poet i qytetërimit islam. Omer Kajami ishte i pari që filloi zgjidhjen e ekuacioneve të shkallës së tretë në matematikë në një mënyrë që vetëm pas disa shekujsh do bënte të njëjtën metodë edhe Dekarti. Ai më së shumti u morr edhe me numrat irracional dhe gjeometrinë. Në mënyrë gjeometrike arriti të zgjedhë ekuacionin të panjohur deri atëherë . Trekëndëshi i Paskalit, që gjen koeficientet e fuqive binominiale ka qenë i njohur shumë më para nga Kajami. Me anë të ndërtimit të një observatoriumi në vitin 1073, Omer Kajami arriti të konstruktojë një kalendar diellor shumë herë më të saktë se ai Gregorian. Edhe sot e kësaj dite në Republikën Islamike të Iranit punohet me këtë kalendar, shkruan panorama.
Pavarësisht se në botën perëndimore ai njihet vetëm si poet kritik, siç vërejtëm Khajami mbi të gjitha ishte matematikanë dhe astronom. Në Evropë ai mori famë me përkthimin e veprës së tij letrare Rubairat nga Edward FitzGerald në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar Fan Noli, përktheu rubairat në vitin 1924 nga Edvardi pavarësisht se ishte njohës i persishtes. Sipas histografisë letrare shqipe, Fan Noli ka përkthyer njëkohësisht veprën me Hafiz Ali Korçën ku edhe kanë pasur debate ne lidhje me botëkuptimet e Khajamit. Sipas profesorit të njohur të Havardit Sejjid Husejn Nasër, Khajami është mysliman suffi, për këtë jep argumente se Khajami në Rubairat e tij i referohet verës jo-alkoolike aq shumë të përfolur nga sufistët, por përkundër kësaj Khajami kishte edhe plot vepra që flisnin për Islamin ku edhe mbështeste imamin më të njohur sunni, mbase të të gjitha kohërave Imam Ghazalin. Nga Omer Khajami janë botuar për herë të parë si libër Algjebra dhe Funksione në Paris.
Ato që e bënë të pavdekshëm Omar Khajamin janë rubairat e papërsëritshme, “katërvargjëshat” apo “katrorët” siç i quan Ali Korça. “Rubairat, shkruan Fan Noli në parathënien e botimit të dytë të veprës së përkthyer, janë një nga veprat poetike më të bukura të botës”. Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të qarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aq të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aq moderne nga mendimet dhe ndjenjat sa na duket që autori i tyre ka jetuar në kohët tona dhe në zemër të Evropës. Pavarësisht se në botën perëndimore ai njihet vetëm si poet kritik, siç vërejtëm Khajami mbi të gjitha ishte matematikanë dhe astronom.
Në Evropë ai mori famë me përkthimin e veprës së tij letrare Rubairat nga Edward FitzGerald në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar Fan Noli, përktheu rubairat në vitin 1924 nga Edvardi pavarësisht se ishte njohës i persishtes. Sipas histografisë letrare shqipe, Fan Noli ka përkthyer njëkohësisht veprën me Hafiz Ali Korçën ku edhe kanë pasur debate ne lidhje me botëkuptimet e Khajamit. Hafiz Ali Korça, shqipëruesi i dytë i rubairave të Omar Khajamit, shkruante se ai ka qenë astronom dhe ka zbuluar disa trupa qiellore, se pat shkruar 9 a 10 libra mbi kozmografinë, 4 mbi matematikën, 2 për metafizikën, 1 për algjebrën dhe shumë vargje. Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të kjarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aqë të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aqë moderne nga mejtimet dhe ndjenjat, sa na duket që auktori i tyre ka rrojtur në kohët tona dhe në zemër të Evropës. Natyrisht, hapim gojën kur mësojmë që ka rrojtur në zemër të Azisë dhe që ka vdekur tetëqint vjet më parë. Me gjithë këto, është një lajthim të besohet që Rubairat kanë mbirë në tokën persiane si për çudi. Përkundër, janë produkti natyral i kohës dhe i vendit të tyre, të cilat ishin mjaftë pëllore për të lindur të këtilla lule të rralla.”.
Vena e Dashuria, dy motivet qendrore të veprës së tij, pas vështrimit të tyre të zakonshëm, kanë marrë gati kuptime metafizike. E kjo fuqi idealizmi e bën Omar Khajamin, dhe na jep përshtypjen sikur ai të të ketë jetuar jo në Lindje, por mu në zemër t’Evropës.
Kush rroi mbi Tok’ e s’mëkatoi? Më thuaj!
Ay që s’mëkatoi a rroi? Më thuaj!
O Zot, kur keq për keq ma kthen një lloj,
Mos qënkemi të dy një soj? Më thuaj!
Më linde pas dëshirës fuqiplote
Më le të mbytem nëpër llom’ e lote;
Tani tregomë ç’është më e fortë:
Përunjiu Fatit tiranik e vrer,
Pi Verë, mos përfill Parajs’ e Ferr:
Linde nga Pluhuri, në Pluhrin kthehesh,
Sa je mbi Pluhër, lagu, mos u ter.
Ah, kap e kap çdo gas e çdo dëfrim
Në Pluhër sa pa zbritur për pushim,
Pluhër në Pluhër, nënë Pluhrin shtrirë,
Pa Ver’ e Këng’ e Grua – pa mbarim!
Rrot’ e çkujdesur po vërtit dynjanë,
Shenjtorët nuk ja shqitnë dot davanë:
Kij mendjen, nesër vdes, merr ëndrra fund,
Të piu varri, krimbat do t’të hanë.
Lëviz, Khajam, se kup’ e vdekjes vjen,
se fati nënë rrotë të mbërthen:
pi lënk, puth lule! lart në qiell s’i gjen!
se feja me parajsën të gënjen.
“Dora shkruan dhe vazhdon të shkruajë. Dhe nuk ka mëshirë apo mirësi në botë që të fshijë qoftë një gjysmë rreshti të vetëm.”
“Kur dua të kuptoj se çfarë po ndodh sot apo të përcaktoj se çfarë do të ndodhë nesër, atëherë shikoj prapa.”
“Sot është koha e rinisë sime, unë pi verë, sepse ajo është ngushëllimi im. Mos më fajësoni mua, edhe pse e hidhur ajo është e shijshme, e hidhur është, sepse është jeta ime.”
“Shpirti i menduar prehet në vetmi.”
“Ne nuk jemi gjë tjetër veçse gur shahu, të cilët është i lehtë t’i luash bash si urdhëron Lojtari i Madh i shahut. Ai na lëviz ne para dhe prapa në fushën e shahut të jetës dhe pastaj na mbyll në arkën e Vdekjes sërish.”
“Ishte një pikë uji, iu bashkua detit, një grimcë pluhur, u përzie me dheun; e çfarë për ardhjen dhe ikjen tonë nga kjo botë? Një mizë u duk dhe u zhduk.”
“Kur isha i ri plot etje shkova tek doktorë e shenjtër, dhe dëgjova këshilla për këtë e atë: por gjithnjë dola nga dera e tyre ashtu siç hyra.”
“Prej kur Hëna dhe Planetet u shfaqen në qiell, askush nuk pa një gjë më të ëmbël dhe më të kulluar se Verën. Habitem pa masë me shitësit e verës, a mund të blejnë ata ndonjëherë diçka më të mirë se atë që kanë shitur?”
“Takimi ynë është fshehur nga një perde: Kur perdja të bjerë, nuk do të jemi më as unë, as ti.”
“Oh, kërcënimet e Ferrit dhe Shpresa e Parajsës! Një gjë fundja është e qartë – Kjo Jetë ikën; një gjë është e qartë e gjithçka tjetër Rrenë – Lulja që një herë ka lulëzuar, vdesë përjetë.