Ish deputeti Eduart Ndocaj ka publikuar një listë me emra politikanësh, shkrimtarësh dhe gazetarësh, dhe thotë se ata kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të shtetit.
Në listën e bërë publike nga Ndoca, figuron edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili mban nofkën “Penicilina”.
Ka edhe nga ata që mbajnë dy emra, si ish-ministri i Financave, Ritvan Bode që del me nofkat “Financieri” dhe “Korçari”.
Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi del me nofkat “Ylli” dhe “Raketa”, kurse gazetari Fahri Balliu, si “Rrjepsi” ose “Këndezi”.
Gazetari Frrok Çupi del me emrin “Llulla”, ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, “Stilografi”, Mero Baze “Çorapja”, etj.
“Ja kush është klasa politike që në 30 vjet ju u keni dhënë votën. Gjykoni vetë më 25 prill 2021”.
Këta janë “31 spiunët”, – shkruan Eduart Ndocaj në foton me listën e plotë që gjeni në foto.