Në një kohë që Tirana mirëpret liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor, kreu i foltores i zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha do të mbajë protestën kundër qeverisë dhe në mbrojtje të vlerave europiane.
Të hënën, kryetari i Foltores u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë për mbrojtjen e vlerave europiane që sipas tij janë të rrezikuara dhe kërcënuara nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Berishës, protesta e cila mbahet në të njëjtën ditë me samitin, është rast i artë për t’iu treguar liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor se njeriu që qëndron në samit si përfaqësues i Shqipërisë e ka ngritur pushtetin mbi dhunimin e votës së shqiptarëve.
Por Berisha vazhdon edhe sot me 6-dhjetori etë flas përçartë dhe shkruan se protesta e saliarve shënon uraganin e paparë për Tiranën dhe Shqipërinë.
“Bota sytë tek protesta jonë! Tirana dhe Shqipëria presin me padurim uraganin e paparë! Nderim popullit opozitar”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook. /Ekskluzive.al