Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar sërish dhe shkruan se ka informuar kryeministrin Rama se BE do ofrojë një ndihmë prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë e goditur nga tërmeti dhe do organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar më tej me fonde.
“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama dhe e informova atë se Komisioni Europian zotohet se do të japë 15 milion euro për mbështetje të menjëhershme për popullin shqiptar. Më tej, BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin.”- shkruan Von Der Leyn në një postim në Twitter.