1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA fundos Sali Berishën, Rama zbulon se është shpallur “non grata”, amerikanët i vënë vizën e kuqe pas sulmeve ndaj reformës në drejtësi

February 1, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Kryeministri Edi Rama ka tronditur dje sërish paraardhësin e tij Sali Berisha. Shefi i qeverisë ka zbardhur misterin e deklaratës së bërë një javë më parë, ku u shpreh se ish-kryeministri ka marrë një mesazh të rëndësishëm dhe që e kishte futur në hall. Rama deklaroi nga salla e Parlamentit se Sali Berisha është shpallur i padëshirueshëm nga SHBA. Teksa po replikonin me njëri-tjetrin në sallën e Parlamentit mbi bankën ku punon bashkëshortja e tij, Rama fillimisht i kërkoi Berishës të përgjigjet nëse mund të udhëtojë në SHBA apo jo.

“Sali, ABI Bank është një bankë, e cila monitorohet drejtpërdrejtë nga Enti Rregullator i Bankave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do të më lejonin ta kapërceja më oqeanin. Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali, ti e kapërcen dot oqeanin po të duash? Hajde përgjigju. Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejtë për të të bërë një pyetje të drejtpërdrejtë.

Ti, po të duash, e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt që unë nuk do e kapërceja dot oqeanin e jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë, me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë”, tha ai. Por ndaj tij reagoi ish-kryeministri, i cili nuk dha një përgjigje të qartë. Berisha u justifikua me argumentin e tani ai nuk ka asnjë post të rëndësishëm dhe nuk preferon të bëjë vizita jashtë. “Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time.

Prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë ti, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë”, tha Berisha.

Përplasjet

Pas përgjigjes së Berishës, kryeministri reagoi sërish. Ai la të nënkuptohet hapur se amerikanët nuk e duan Sali Berishën. “Unë nuk të pyeta a ke marrë ftesa nga SHBA-ja. Nuk ishte kjo pyetja. Nga ana tjetër, duke menduar se si ta japësh përgjigjen pa dhënë përgjigje, bëre një gabim, the që “unë nuk dal më jashtë shtetit, për arsye pune”. Por, ti jo vetëm del jashtë shtetit, por merr prej krahësh Fatmir Mediun, shkon në Bundestag dhe nuk lë llaf pa thënë për Shqipërinë. Ti jo vetëm del jashtë shtetit, por ti nuk lë rast pa dalë jashtë shtetit dhe informon edhe ndjekësit e tu digjital.

Unë nuk e diskutoj që ka njerëz që ty të ftojnë dhe për ty kanë mall në të gjithë globin. Unë të pyeta, ti me dash, e kalon dot oqeanin, apo jo?!”, tha ai. Por këtë herë Berisha devijoi duke shpërthyer në fyerje dhe akuza familjare. Ai sulmoi gruan dhe djalin e kryeministrit. Më pas Rama përveç akuzave, e deklaroi hapur se SHBA i kë vënë vizën ish-kryeministrit. “Në vitin 2000, ti, së bashku me disa rreth teje, ke fabrikuar një dokument fals, sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe sipas të cilit unë kam mohuar atësinë e djalit tim. Je ti që e ke bërë këtë gjë. Je ti që e ke ushqyer këtë gjë.

Je ti që ke shkaktuar dhimbje dhe lot në familjen time. Por, e ndolle Sali: “vizat e mallit”, “vizat e bardha”, “vizat e bardha”…, e ndolle. Unë s’kam lidhje, as me vizat e mallit, as me vizat e bardha, ti shiko vijën e kuqe që të ndan ty nga ana tjetër e oqeanit”, tha ai.

Sulmet ndaj reformës

Deklarata e Ramës dje duket se është në vazhdën e asaj që tha një javë më parë. Pra sinjalet janë se Berisha është informuar se nuk udhëton dot në SHBA. Dje Rama e kriptoi atë që tha. Dyshimet janë se kjo ka ardhur pas sulmeve të Sali Berishës ndaj reformës në drejtësi. Ish-kryeministri është kthyer në një prej armiqve të kësaj reforme, ndërsa nuk ka kursyer dhe fyerjet ndaj ambasadorëve.

Po ashtu ditët e fundit Berisha ka dalë kundër SHBA dhe sa i takon çështjes së kufijve duke ndjekur një linjë pro ruse. Pra sinjalet janë se kushdo që sulmon reformën në drejtësi dhe del kundër amerikanëve, do e pësojë. I pari dyshohet të jetë Berisha, por pas tij mund të ketë dhe emra të tjerë.

Kliti Topalli


        
 
Next Post

A po projektohet krijimi i Shqipërisë së Madhe? Kosova e Shqipëria afër bashkimit, ja lëvizjet dhe paralajmërimet e Ramës

Pas përplasjeve dhe fyerjeve në Kuvend, Rama nxjerr videon: Për të përjetuar historinë...

Pas gjyqtarëve, të gjithë prokurorët e Krimeve të Rënda drejt SPAK, shkon në 7 numri i aplikantëve për Prokurorinë Speciale

“Sinjal” nga Ermal Peçi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com