1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA projekton shkërmoqjen e kastës së vjetër! Aktivizohet plani për një gjeneratë të re politikanësh: Senati merr në dorë “Aktin Antikorrupsion”, ja çfarë thuhet për Shqipërinë! Si do asistohet drejtësia për të shkuar te krerët e politikës?

May 20, 2023
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po projektojnë shkërmoqjen e elitës së vjetër politike në Ballkanin Perëndimor. Ridalja në skenë e Akti Amerikan për luftën kundër korrupsionit në Ballkan në seancën e fundit dëgjimore në Senat, të cilin gazeta “SOT” e paralajmëroi qysh në gusht të vitit që shkoi, tregon një mesazh të pastër dhe tronditës për të gjithë elitën e vjetër, që i është kundërvënë Perëndimit.

Senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Roger Wicker kanë futur draftin në punimet e Senatit dhe kjo do të thotë se ankthi dhe frika për goditje tronditëse prite të përfshijë të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ligji hyri sërish në procedurën e Senatit të enjten, pak para seancës dëgjimore të Komisionit për Marrëdhëniet me Politikën e Jashtme për Ballkanin Perëndimor.

Pothuajse i njëjti grup senatorësh e propozoi Ligjin në mbledhjen e fundit të Senatit, por nuk u miratua. “Ruajtja e paqes dhe forcimi i demokracisë në Ballkan është me rëndësi kyçe për sigurinë dhe stabilitetin evropian, veçanërisht në kohën kur lufta e paprovokuar e Putinit në Ukrainë vazhdon”, tha Shaheen. “Ligji im dypartiak do të forcojë tregtinë dhe investimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ballkanit Perëndimor, do të zhdukë korrupsionin, do të kodifikojë sanksionet kundër aktorëve destabilizues dhe do të dërgojë një sinjal të fortë dypartiak se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partnerëve tanë në rajon”, tha senatorja demokrate.

SHBA projekton shkërmoqjen e kastës së vjetër, aktivizohet

SHBA projekton shkërmoqjen e kastës së vjetër

Ky ligj projekton një plan të madh që mbështetet nga Uashingtoni, sipas të cilit do të largohen të gjithë dinosaurët politikë të Ballkanit Perëndimor. Fokusi i Aktit mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor është te korrupsioni, por duket se qëllimi i vetëm nuk është ndëshkimi i atyre që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve dhe fqinjëve tanë.

Sinjalet janë se SHBA përmes këtij akti, do të sjellë një ndryshim të të gjithë kastës politike në Ballkan, përfshirë dhe vendin tonë. Fokusi i Aktit mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor është te korrupsioni, por duket se qëllimi i vetëm nuk është ndëshkimi i atyre që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve dhe fqinjëve tanë. Sinjalet janë se SHBA përmes këtij akti, do të sjellë një ndryshim të të gjithë kastës politike në Ballkan, përfshirë dhe vendin tonë.

Aty ka dhe një kapitull, i cili fokusohet te ndryshimi politik. Ligji i hartuar nga senatorja demokrate Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale dhe senatori republikan Roger Wicker, synon që të mbështesë krijimin e një gjenerate të re politikanësh. Sipas parashikimit, SHBA do të ofrojë një paketë ndihme, e cila synon në promovimin dhe aftësimin e të rinjve që duan të futen në politikë dhe të transformojnë shtetet e tyre.

“Sekretari i Shtetit do të zhvillojë dhe zbatojë një program të njohur si ”Iniciativa e Lidershipit të Rinisë Ballkanike” (BOLD), që promovon arsimin, profesionalizmin dhe mbështetjen për profesionistët e rinj në Ballkanin Perëndimor, të cilët kanë demonstruar një pasion për të kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm të rajonit…

Projekti synon: të mbështesë liderët e rinj ballkanikë duke ofruar zhvillim profesional, trajnim dhe mundësi rrjetëzimi, veçanërisht në fushat e lidershipit, inovacionit, angazhimit qytetar, zgjedhjeve, të drejtave të njeriut, sipërmarrjes, qeverisjes së mirë dhe administratës publike; të mbështesë liderët e rinj në politikë e Parlament mbi qeverisjen e mirë, mbrojtjen e mjedisit apo etikën e qeverisjes”, thekson drafti.

Më tej thuhet se pas hyrjes në fuqi të ligjit, do jepen bursa për shumë të rinj në Ballkan, të cilët do shkollohen dhe do trajnohen në SHBA, e më pas do kthen në vendet e tyre me ide e qëllime të qarta. Pra duket se SHBA po fillon të krijojë një elitë të re politike, duke i dhënë fund kastës së korruptuar që na drejton prej 30 vitesh. Nëse vihet re, në të gjithë Ballkanin drejtojnë të njëjtët njerëz prej shumë vitesh dhe SHBA duket se ka filluar të mendojë për të sjellë energji të reja.

Mesazhi i fortë i Escobar për Shqipërinë

Shqipëria ishte një nga temat për të cilat i dërguari special i Shteteve të Bashkuara Gabriel Escobar është pyetur gjatë seancës që Senati amerikan mbajti në lidhje me rajonin. Ka qenë senatori Tim Kine ai i cili ka pyetur zotin Escobar në lidhje me bandat dhe trafikun e drogës në Shqipëri. Zoti Escobar u shpreh se problemi me bandat është një problem rajonal, jo vetëm i Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar punën e deritanishme nga SPAK. Escobar tha se po punohet edhe me Bashkimin Europian për të forcuar këtë organ. “Është çështje serioze.

Nuk është e kufizuar vetëm në Shqipëri, të gjitha vendet në rajon vuajnë nga korrupsioni, mungesa e rendit dhe ligjit, që ndihmon një aktivitet të tillë. Kemi bashkëpunim të mirë me vendet, një pjesë e saj është pasi kemi punuar me ta dhe i kemi fuqizuar në shkëmbimin e informatave për krime komplekse. Sidomos në Shqipëri po shohim krijimin e një organi anti-korrupsion që ka pasur disa suksese dhe po punojmë me BE për të forcuar këtë organ dhe për të krijuar mundësinë për shkëmbimin e informacioneve”, u shpreh Escobar. Pra amerikanët do të asistojnë SPAK për të shkuar te krerët e politikës dhe goditjet pritet të shkaktojnë “tërmet” në të gjithë rajonin.

Drafti i plotë dhe një listë e re “non gratash”

Në draftin e plotë, i cili i ngjan më shumë një manuali me hapat që do të ndjekë SHBA për të forcuar luftën ndaj korrupsionit. Duke qenë se nisma ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor, vendi ynë përmendet 4 herë në këtë draft.

“Kongresi konstaton si më poshtë: Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) formojnë një bashkësi multietnike në zemër të Evropës që është kritike për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin.

Paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i vazhdueshëm në Ballkani Perëndimor është i lidhur drejtpërdrejt me mundësitë për avancim demokratik dhe ekonomik në dispozicion të banorëve të këtyre gjashtë vendeve.

Është në interesin reciprok të SHBA dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të promovuar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe zhvillim në rajon”, thuhet në hyrje të draftit. Në një tjetër kapitull përmendet aleaca e NATO, ku thuhet:

“Kongresi angazhohet në vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut përmes NATO-s dhe përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dypalësh”. Më pas Shqipëria përmendet sa i takon rrugës drejt Bashkimit Europian. “Vazhdojmë të mbështesin aplikimet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke i mbështetur në realizimin e reformave për të përmbushur standardet e kërkuara për anëtarësim”.

Në fund thuhet se për Shqipërinë dhe vendet e tjera do përdoren “Fondi i Mbështetjes Ekonomike” dhe “Ndihma për Evropën, Euroazinë dhe Azinë Qendrore” për të financuar luftën antikorrupsion.

Trajnimi i organeve të drejtësisë

Përveç sanksioneve që do të ndërmarrë SHBA ndaj personave të zhytur në korrupsion, aty theksohet se do të angazhohet vetë Sekretari i Shtetit, në goditjen e korrupsionit brenda secilit shtet. SHBA do të ndërmarr programe të reja duke shtuar mbështetjen për prokurorinë dhe gjykatat. “Sekretari i Shtetit, nëpërmjet programeve aktuale dhe programeve të reja, do të zhvillojë një iniciativë që kërkon të zgjerojë asistencën teknike për zhvillimin e strategjive kombëtare kundër korrupsionit, për çdo vend të Ballkanit Perëndimor.

Strategjitë e korrupsionit do të ndërtohen duke marrë parasysh kushtet lokale dhe në varësi të marrëveshjes me vendin pritës. Do të ofrohen praktikat më të mira dhe trajnime për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe institucionet gjyqësore, apo organe të tjera administrative në secilin shtet, për të përmirësuar efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e këtyre agjencive dhe institucioneve”, thuhet aty.

Në fund theksohet se do të ofrohet asistencë për të luftuar korrupsionin në nivel politik, si dhe për të forcuar mbikëqyrjen në fushën e lirisë së informacionit dhe prokurimit publik. Më tej thuhet se SHBA do të vijojë të marrë sanksione ndaj të korruptuarve. /Rigels Seliman


        
 
Next Post

Pjesë e një filmi? Luizi zbulon ofertën milionëshe që ka marrë pas BBVIP

7.1 ballë, tërmeti i fortë shkund tokën, Shërbimi Gjeologjik ngre alarmin për cunami

Frrok Çupi paralajmëron arrestime “VIP”: Shumë shpejt do të kërcasin prangat! Ja si Ilir Meta do ta ‘gëlltisë’ Sali Berishën dhe lajmi ‘bombë’ që e pret dyshen anti-SHBA

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com