Në seancën parlamentare ku u votua ngritja e Komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të 30 qershorit, munguan tre deputetë të opozitës.
Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni nga i të pavarurve.
Hajdari është shprehur edhe më herët se është pro hetimit të Presidentit Ilir Meta, por se këtë duhet ta bëjë Gjykata Kushtetuese dhe se një komision hetimor në këtë situatë politike do ta acaronte edhe më tej situatën.