Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka listuar arsyet se përse duhet shkarkuar presidenti Ilir Meta.
“Pse duhet shkarkuar Ilir Meta? Sepse ka përgjegjësi për thesarin e Krrabës, grabitjen e mandatave në gushtin e 2001, një grup k.riminal që ka vajtur për të v.rarë Zef Bushatin në Shkodër me urdhër të tij, ka pasur ndikim në Nikël, ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore në 2017, ka çorientuar shqiptarët me ditën e zgjedhjeve.
Gjeneral Gedafi (për Ramën) nuk është këtu por mirë do të ishte që të qëndronte. Nuk do ta doja për të fatin e Gedafit. Ne e njohim datën e presidentit por jo atë. Prandaj ju duhet të thoni na falni shqiptarë që zgjodhët Ilir Metën president,”-tha Gjuzi.
Ditën e sotme pritet që shumica qeverisëse të votojë ngritjen e një Komisioni Hetimor, që do të marrë në shqyrtim sipas tyre 9 shkeljet kushtetuese të konstatuara nga Komisioni i Ligjeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.