Prej ditësh kombëtarja jonë është përgatitur për këtë ndeshje dhe trajenri Edy Reja ka premtuar se ndaj Francës do të kërkohet një rezultat sa më i mirë.
Nga ana tjetër dhe kampionët e botës pas mbërritjes në Shqipëri janë shprehur se do kërkojnë fitore dhe vlerësojnë skuadrën kuqezi.
Franca e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Shqipërisë.
RASTET DHE GOLAT
45′- Përfundon pjesa e parë, Franca shkon në dhomat e zhveshjes në dy gola avantazh.
39′- Shënohet dhe goditja e parë nga këndi, i takon Francës.
31′- Greizman shënon golin e dytë për ‘gjelat’ mbrojtja shqiptare në gjumë.
26′- Lengle ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Balajt!
22′- Kundërsulm i mirë i kuqezinjve, Bare shërben për Hysajn nga e djathta, por ky i fundit nuk përfiton siç duhet.
20′- Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Toliso.
15′- Bare provon të jap një asist nga mesfusha për Balajn, kapet në pozicion të parregullt.
13′- Shqipëria provon të organizohet me Hysajn nga e djatha.
8′- Shënon Tolisso
7′- Hysaj shkakton faull pas ndërhyrjes të gabuar ndaj Mendi.
4’- Mundësi e mirë për Francën me anë të Dubos, nuk arrin të gjuaj si duhet.
1′- Ka nisur sfida!