1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, July 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqipëria dhe fqinjët e saj model në Europë, me shkallën më të ulët të përhapjes së pandemisë dhe me ritmin më të lartë të procesit të daljes prej saj

May 6, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

▪Në shumicën e vendeve të Europës Perëndimore zhvillimet e djeshme përforcuan kursin e daljes nga pandemia

▪Me një ritëm shërimesh më të ulët se vendet e Ballkanit, vendet nordike përforcojnë trendin zbritës të numrit të të sëmurëve në ditë

▪Në shkallë globale, në Europë dhe në SHBA, u vërtetua ulje e treguesve të rritjes ditore të të sëmurëve: më të ulëtit deri më tani

▪Sot në Botë një në çdo tre të prekur nga sëmundja rezulton i shëruar

▪Kurba e rritjes ditore në SHBA prej dy javësh është identike me atë të Europës më herët, me një zhvendosje prej 11 ditësh

▪Sëmundja po arrin pikun në shkallë botërore dhe në SHBA, sipas treguesve kryesorë

1.Shqipëria dhe fqinjët e saj të drejtpërdrejtë, si dhe rajoni i Ballkanit në tërësi, rezultojnë me shkallën më të ulët të përhapjes së pandemisë dhe me ritmin më pozitiv të ecurisë për daljen prej saj. Mbi 80 për qind e numrit të të sëmurëve në Mal të Zi regjistrohen tashmë të shëruar. Ky tregues në Shqipëri u ngjit në 71,5 për qind, në Maqedoninë Veriore në 68,6 për qind, në Kosovë në 58 për qind dhe në Greqi në 52 për qind. Në të gjitha vendet e rajonit, përveç Greqisë, nga fillimi i muajit maj deri më sot, ky tregues në tërësi është rritur me 9-10 pikë. Edhe Kroacia e Turqia e kanë përmirësuar ndjeshëm këtë tregues, duke përforcuar trendin zbritës të kurbës së të sëmurëve faktikë. Ndërsa Bosnje-Hercegovina shenjoi sërish ecje me lëkundje në fazën dalëse, Bullgaria po shkon drejt rrafshimit të kurbës, megjithëse një rritje ditore mbi të tjerët, me rreth 3 për qind.

2.Vendet e Europës Perëndimore, duke përfshirë shtetet e mëdha (Francë, Gjermani, Itali, Spanjë), si dhe Çekinë e Sllovakinë, shenjuan rritje minimale të numrit të të sëmurëve, në kufirin nën 1 për qind. Në shumicën e këtyre vendeve u përforcua kursi i daljes nga pandemia. Vendet më të avancuara janë Austria, Zvicra, Gjermania dhe Luksemburgu, ku mbi 80 e të sëmurëve janë shëruar tashmë. Ndërsa Belgjika dhe Hollanda, me rritjet minimale të ditëve të fundme, vlerësohet se tashmë e kanë rrafshuar kurbën e pandemisë. Vendet e Europës Qendrore (Poloni, Rumani, Hungari) gjithashtu kanë hyrë në fazën e rrafshimit të kurbës.

3.Vendet nordike, duke përfshirë republikat priballtike (Letoninë, Lituani, Estoni), me një ritëm të shëruarish më të ulët se rajoni ynë, gjenden në fazën e zbritjes së numrit të të sëmurëve në ditë. Edhe Suedia, e njohur për politikën e saj më liberale ndaj kufizimit të kontakteve sociale, po shkon drejt pikut të pandemisë dhe më tej drejt zbutjes së ritmit të përhapjes së saj.

4.Në shkallë globale, në Europë dhe në SHBA, dje është vërtetuar ulje e treguesit të rritjes së numrit të të prekurve rishtas nga “Corona-virus-i” i ri. Ky tregues ishte gjegjësisht në nivelet rekord prej 2.23 për qind, 1.6 për qind dhe 2 për qind. Vlen të theksohet se prej dy javësh, ritmi i rritjes së numrit të të sëmurëve në SHBA është identik me atë të Europës më herët, me një zhvendosje prej 11 ditësh. Kjo do të thotë se, pas tri javëve rritjeje eksponenciale me koeficient me të lartë se ai i Europës në javët e para të pandemisë, SHBA kanë hyrë në të njëjtin ritëm.

5.Që prej një jave kurba e të sëmurëve në terapi intensive është në rënie në nivel botëror. Sot në Botë një në çdo tre të prekur nga sëmundja rezulton i shëruar. Vetëm gjatë ditës së djeshme numri i të shëruarve u shtua me 46 mijë vetë. Treguesit kryesorë të pandemisë dëshmojnë se sëmundja në shkallë botërore po arrin pikun, ndërsa SHBA po shkojnë drejt rrafshimit të kurbës së të sëmurëve faktikë.

6.Disa vende të Lindjes, si Ukraina, Bjellorusia e Rusia, ndonëse me një përhapje të kufizuar të pandemisë, kanë ende tregues sëmundshmërie në ngjitje. Veçanërisht i lartë është shtimi ditor i të infektuarve të rinj në Rusi, me 6-7 për qind, vend që ndërkohë ka dhe numrin më të lartë të testeve për një të infektuar të detektuar dhe indeksin e vdekshmërisë nën 1 për qind, ndër më të ulëtit në gjithë Botën.

www.akad.gov.al


        
 
Next Post

Shkencëtarët: Pandemi më të këqija do të vijnë, nëse nuk mbrojmë natyrën

E tha Monika... e sigurtë: Edi Rama është i rrëzuar, po bën karagjozin në media

Analfabet funksional apo mashtruesa ordiner?! Si u shtrembërua nga opozita raporti i “Freedom House” dhe “Reporterët pa Kufij”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com