Shqipëria, me shtimin e buxhetit për Mbrojtjen, si pjesë e një marrëveshjeve të dakordësuar në Aleancën e NATO-s, duket se do të shkojë drejt prodhimit të dronëve luftarakë.
Kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një interviste për televizionin Report TV, teksa ka folur për mënyrën se si do të ndikojë dyfishimi i buxhetit të alokuar për Mbrojtjen ndër vite.
Sipas Vengut, Shqipëria e ka potencialin për të prodhuar armatime dhe janë hapur nëntë negociata, ku vetëm dy prej tyre janë përfunduar.
Vengu, përtej prodhimit të dronëve luftarakë, përmendi edhe prodhimin e mjeteve të blinduara dhe municioneve luftarake.
“Ne duam që të sigurojmë që shpenzimet në blerje armatimi, t’i shpenzojmë që ai të prodhohet në vendin tonë dhe këto të kthehen në investim për vlerë të shtuar në vendin tonë. Do të prodhojmë mjete të blinduara, për rijetëzimin e industrisë ushtarake. Kemi nëntë negociata në proces, dy janë përfunduar me sukses sa i përket mjeteve ushtarake”, reflektoi Vengu lidhur me zhvillimet.
Ai po ashtu tha se ka po ashtu një negociatë të përmbyllur për uniformat.
“Kemi negociata në proces për municionet të kalibrit të vogël dhe të mesëm. Po ashtu jemi në negociata me prodhimin e dronëve luftarakë në Shqipëri. Kemi negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, shtoi Vengu.
Duke folur për zhvillimet e Samitit të NATO-s, në të cilin Shqipëria pjesë, Vengu nuk la pas as angazhimin amerikan, duke thënë se edhe presidenti Donald Trump, e përmendi Nenin 5 të Aleancës, i cili është edhe më i rëndësishme, pasi përshkruan angazhimin e NATO-s në rast sulmi ndaj një vendi anëtar.
“Trump rikonfirmoi në Samit Nenin 5 dhe gatishmërinë e lidershipit amerikan sa i përket angazhimeve që burojnë nga ky nen. Është evidente në të gjithë deklaratën e Samitit dhe kemi edhe një nen tjetër, neni 3, që është detyrimi i aleatëve që të krijojnë kapacitete vetëmbrojtëse. Ky ka qenë argumenti i palës amerikane për rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë me 5 %. Pati një vendimmarrje unanime nga të gjitha aleatët”, shpjegoi.
Ndërsa, siguroi se në mbështetje të emergjencave civile, do të ketë edhe avionë, të cilët do të bëjnë të mundur përballimin e zjarreve në vend