Ambasadorja amerikane Yuri Kim do ta nisë ditën e sotme të vëzhgimit të procesit të votimit të qytetarëve shqiptarë nga Shkodra.
Mësohet se rreth orës 9 të mëngjesit ambasadorja do jetë në qendrën e votimit të ngritur në shkollën e mesme të qytetit “28 nëntori”.
Mësohet se nga kjo qendër votimi ambasadorja do të ketë edhe një prononcim me një mesazh për qytetarët.