Një raport voluminoz i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah abuzime me përmasa të frikshme në Bashkinë e Konispolit, bashki e cila drejtohet prej dekadash nga Shuaip Beqiri, i cili tashmë e ka kthyer bashkinë në një çiflig familjar.
Aferat me natyrë penale konsistojnë në parashikimin abuziv të fondit limit për tendera, procedura klienteliste, mashtrimin me kontrata, mangësi në monitorim kontratash etj.
Në raport janë konstatuar keqmenaxhim të taksave, mosmbledhje taksash, ndryshim i buxhetit herë pas here, keqmenaxhim të kullotave, tokave dhe aseteve të tjera publike.
Shuaip Beqiri nuk ka marrë masa ndaj pronarëve të karburanteve që ushtrojnë aktivitetin në Konispol pa dokumentacion ligjor, si dhe ka abuzuar edhe me lejet e ndërtimit.
Duke u ndalur tek tenderat, Shuaip Beqiri ka shpallur fitues klientët e tij në tenderat e mëdhenj, në kundërshtim me ligjin, duke ngritur dyshime për një skemë korrupsioni me oligarkët e Tiranës.
Për të favorizuar kompani të caktuara të skeduara për korrupsion me tenderat dhe pasuritë publike, Shuaip Beqiri dhe grupi i tij në bashki kanë hartuar kriteret e tenderave në kundërshtim flagrant me ligjin.
Po kush janë oligarkët, segmentet e krimit dhe hajdutët e dënuar për korrupsion, me të cilët Shuaip Beqiri ka ndarë paratë publike?
Çfarë pasurish ka fshehur nga bregdeti në Tiranë?
A është përfshirë në pastrim parash dhe si i ka justifikuar pasuritë e deklaruara që nuk mbulon dot me të ardhura të ligjshme?
Si e drejton një qendër të madhe korrupsioni në Tiranë, nën hijen e Erion Veliajt, ku drejtoreshë ka gruan e tij, e njohur si Zhani i Konispolit?