Ish-ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu thotë se situata tejet e tensionuar gjatë zgjedhjeve në SHBA i ka kujtuar atij Shqipërinë.
Ish-ambasadori deklaroi se retorika e presidentit Trump dhe sulmi ndaj medias ka krijuar tension të lartë por megjithatë ai beson se sistemi i numërimit të votave dhe tradita e SHBA do të ndihmojnë në tejkalimin e situatës.
“Qartazi vendi është shumë i përçarë dhe rezultati nuk do të jetë ideal. Amerika do të jetë një vend shumë i përçarë pas këtyre zgjedhjeve,” deklaroi ndër të tjera Arvizu.