Përveç skandaleve politike, Ilir Meta është përfshirë edhe në një skandal tjetër, që ka të bëjë me dhënien e nënshtetësive.
Ai i ka dhënë nënshetësinë shqiptare një futbollisti afrikan të Tiranës, në shkelje të Kushtetutës.
Lojtari i Tiranës, Winful Cobbinah, ka vetëm 2 vjet që jeton në Shqipëri.
Për të marrë nënshetësinë shqiptare, ai do të duhej të kishte të paktën 5 vite që jeton në Shqipëri.
Por, Ilir Meta nuk do t’ia dijë për ligjit e vendit dhe në mënyrë të paligjishme ka vendosur t’i japë atij nënshetësinë shqiptare.
Nuk dihet se çfarë duhet të bëjë më shumë se sa kaq një president, që shkel ligjet dhe Kushtetutën e vendit kur dhe si të dojë, për t’u shkarkuar!
Se fjala vjen, ai mund të pajisë nësër me pasaportë shqiptare edhe terroristët, pasi tashmë me Metën president, s’duhet të plotësosh asnjë kriter për të marrë nënshtetësinë shqiptare.
Mirpo Ilir Meta ka zgjidhur Blushin e tij nga zinxhirët, për të sulmuar gazetën TemA, pas denoncimit për pajisjen me pasaportë shqiptare, një futbollisti të Tiranës, në shkelje me ligjin.
Kjo, pasi ai ka vetëm dy vite që jeton në Shqipëri, ndërsa sipas ligjit duhet të ketë të paktën 5 vite që jeton në Shqipëri.
Blushi i Metës nuk sqaron se si i është dhënë shtetësia ketij futbollisti, por sulmon me fjalë të ndyra gazetën TemA, duke pretenduar se ne e kemi quajtur klubin e Tiranës, terrorist.
“Klasifikimi i ekipit të futbollit KF Tirana si grup terrorist, nga gazeta “Tema”, është një tjetër tregues i degradimit dhe urrejtjes të madhe që Rilindja ka ndaj çdo vlere kombëtare, një provokim banal dhe fyerje thellësisht e ulët, jo vetëm për lojtarët dhe tifozët e mrekullueshëm të këtij ekipi, por për të gjithë komunitetin e nderuar të tironasve.
Nuk është rastësi që aktiviteti sportiv i KF Tirana, ngatërrohet me atë terrorist, fill pas shpalljes së bojkotit të futbollistëve, pasi kjo gazetë, paradhomë e tualetit të Rilindjes, çdo mendim ndryshe nga Sekti, e klasifikon terrorizëm në kuadër edhe të tmerrit që ndjen nga humbja e afërt e të gjithë privilegjeve dhe kontrollit mbi Bashkinë e Këlcyrës dhe më gjerë.
Sa për akuzat mbi ligjshmërinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për një futbollist të këtij ekipi, janë fund e krye të Mjera, (mjafton të lexosh me kujdes ligjin “Për shtetësinë”), pothuajse të përafërta me nivelin e akuzave të po kësaj gazete, dikur, për atësinë e djalit të KM në detyrë.”– shkruan Blushi i Metës.
Më poshtë linku i gazetës “TemA”, ku sipas Blushit të Metës, ne e paskemi quajtur klubin e Tiranës, terrorist.
Ku Bilushe ku e lexoi që klubi i Tiranës u etikua terrorist apo Likja është edhe pjesë e Klubit të Tiranës duke e harruar 5 Shtatorin e Skraparit. Vërtet për të vënë duarët në kokë me katandisjen e turpshme të instutisionit kryesor të shtetit në këtë gjendje më këto karagjoza si Ilir Kulla, Bledar Dervishi, Tedi i Blushit dhe dhjetra të tjerë të mbledhur në Presidencë si këshilltarë, duke e kthyer Presidencën si kulla e barit të …Metës