Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju në Kadrioru Staadion (Tallinn), në sfidën e parë të turit të parë të Conference League.
Vendasit nga Estonia e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, teksa rrezikuan menjëherë portën e kuqe.
As ekipi i Gegës nuk qëndroi “duarkryq”, “flirtoi” me golin pak më vonë, me anë të dyshes Keko-Skuka.
Pjesa e dytë fillon me gol për Nomme Kalju, me Manilan që dërgoi topin në rrjetë. Partizani reagoi shpejt dhe vendosi ekuilibrat me Skukën.
Skuadra e kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që luhet pas disa ditësh.