Këtë të hënë pritet përgjigjja e mjekësisë ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vërteta të vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë disa ditë më parë.
Pritet të vërtetohet nëse qesja e gjetur brenda stomakut të të ndjerit, është shkaku që ai ka ndërruar jetë.
Gjithashtu shumë efektivë janë tashmë duke u marrë në pyetje, për zbardhjen e plotë të ngjarjes që Sali Berisha tentoi ta përdorte si kauzë për të “tronditur” qeverinë katër ditë më parë.
“Mjekësia ligjore pritet të japë rezultatin përfundimtar ditën e sotme mbi shkaqet e vdekjes së Leartit. Mjekët kanë firmosur dhe kanë thënë se në trupin e të ndjerit kanë gjetur qese me kokainë. Ky pretendim do qëndrojë ose do të hidhet poshtë sot nga ekspertiza mjekësore.
Efektivët e policisë janë marrë në pyetje, 3 prej tyre janë ata që u kërkuan si forcë mbështetëse për shoqërimin e tij në komisariat, të tjerët janë dëshmitarë okularë që kanë parë ngjarjen.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për të parë nëse ka apo jo shkelje të procedurës.