Teksa do i duhet të përballet në gjyq për aferën Partizani, SPAK ka nisur edhe një tjetër hetim që rëndon pozitën e Sali Berishës, për kontratën 6 milionë dollar të lobimit në SHBA që do t’i sillte heqjen e non gratës.
Por a do të vazhdojë apo jo të paguajë 250 mijë dollarë për një muaj tjetër, tashmë që kontrata që lidhi në emër të koalicionit PD-ASHM, me një fondacion amerikan, kryedemokrati nuk e ka ende një përgjigje.
“Tani ajo nuk është mes PD-së dhe kompanisë. Ajo është midis fondacionit dhe kjo varet nga fondacioni.
Ne jemi transparent dhe do themi çdo gjë, edhe kompania supertransparente, publikon çdo dokument.
Zoti Noka ka firmosur se pranon shërbimin. Kontrata është jo midis nesh e kompanisë, por midis fondacionit dhe kompanisë”, tha ai.
Kurse pyetjes nëse ky shërbim do vijonte më tej edhe pas zgjedhjeve të 11 majit, kreu i selisë blu u shpreh se nuk është marrë ndonjë vendim dhe do qartësohet më tej.
“Për sa kohë që s’ka marrë një vendim, do qartësojë, ky është një proces në vazhdim, varet edhe nga fondacioni, edhe nga të tjerat”, përfundoi ai.