1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK heton Veliajn për përdorimin e celularit për pak minuta në furgonin e policisë, por pse Berisha u fal kur ndërtoi për një vit një studio televizive në arrest shtëpie?

March 21, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Kur bëhet fjalë për çështjen ndaj Erion Veliajt, SPAK ka qenë më “katolik se Papa” sa i përket ashpërsisë në zbatimin e masës së sigurisë. Këtë të enjte njoftoi se ka nisur një hetim të ri ndaj kryetarit të bashkisë vetëm sepse, në një moment kur po vinte nga Durrësi në Tiranë për t’u paraqitur në GJKKO, ai përdori pa autorizim celularin e një polici të grupit të shoqërimit dhe foli në telefon me gruan, në prani të policëve të tjerë në furgonin e burgjeve. Për këtë arsye, Erion Veliaj tani akuzohet edhe për “përdorimin e sendeve të paligjshme në burg”, pasi furgoni i policisë së burgjeve konsiderohet si qeli. Nëse kjo quhet shkelje procedurale, SPAK ka vepruar sipas ligjit.

Por a ka ndjekur të njëjtin standard SPAK në raste të tjera?

Rasti më ekzemplar është ai i Sali Berishës! Më 30 dhjetor 2023, Berisha u vendos në arrest shtëpie me vendim të gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, e cila i ndaloi komunikimin me persona të tjerë përveç familjes së ngushtë, pra vetëm bashkëshortja Liri Berisha, si dhe urdhëroi mbikëqyrjen policore te dera e shtëpisë.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, qëndrimi në arrest shtëpie konsiderohet identik me qëndrimin në burg nga pikëpamja e rregullave.

Përveç faktit që Berisha respektoi me pahir pjesën e parë të vendimit, pra qëndrimin brenda shtëpisë, e gjithë pjesa tjetër e vendimit të gjykatës është shkelur në mënyrë flagrante nga ish-kryeministri. Berisha, demonstrativisht, që nga e nesërmja e arrestimit ka shkelur hapur rregullat e vendosura nga gjykata dhe Kodi i Procedurës Penale.

Për çdo ditë nga 333 ditët e arrestimit të tij në shtëpi, nën akuzë për korrupsion, ai mbajti tubime nga dritarja e apartamentit të tij në katin e tetë të pallatit në “Rrugën Mustafa Matohiti”. Nuk pati asnjë reagim nga autoritetet për këto tubime, të cilat parapriheshin nga lëvizjet e tij të shpeshta në tarracën e pallatit. Berisha, duke shëtitur brenda shtëpisë në shkelje të hapur të Kodit dhe vendimit të gjykatës, mbajti për muaj të tërë në gatishmëri teknikët dhe gazetarët e televizionit Syri.

Këto veprime e bënë Berishën edhe më të sigurt në mosndëshkueshmërinë e tij. Gjatë kohës që duhej të kishte të njëjtat kushte si paraburgimi, ai e shndërroi shtëpinë e tij në një “zyrë politike”. Ai priti gazetarë italianë të RAI 3, të cilët e përfshinë në dokumentarët e tyre investigativë për qeverinë Rama.

Më pas, më 14 maj 2023, priti në shtëpi ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok, i cili mbajti edhe një fjalim nga dritarja për grushtin e njerëzve që Berisha mblidhte çdo ditë poshtë ballkonit. Në fillim të korrikut, ai priti në shtëpi ish-kryeministrin turk Ahmet Davutoğlu dhe bashkëshorten e tij, me imazhet që u shpërndanë nga stafi i tyre.

Gjithashtu, ai priti grupe të tjera njerëzish, si ish-deputetin e Kosovës Gani Geci me katër persona të tjerë. Në një rast, ai mbajti edhe një mbledhje me pesë deputetë të grupit të tij parlamentar, kur pritej arrestimi i Ervin Salianjit.

Po ku ishte polici që duhej të mbikëqyrte zbatimin e “arrest shtëpie” nga Berisha, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme? A ka hetuar ndonjëherë SPAK personat përgjegjës për kontrollin e tij, ashtu siç hetoi policin e burgjeve që dyshohet se i dha telefonin Veliajt?

Nëse telefoni i policit, i përdorur për disa minuta nga Erion Veliaj brenda furgonit, konsiderohet si “send i paligjshëm”, si mund të quhen pajisjet televizive të instaluara brenda shtëpisë së Berishës për ta lejuar atë të bëjë propagandë politike nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Pse ndaj Berishës nuk është nisur asnjë procedim penal për mosrespektim të masës së sigurisë apo për futjen e sendeve të ndaluara në “shtëpinë-qeli”? Pse ky standard i dyfishtë nga SPAK?

Të gjitha këto pyetje mbeten ende pa përgjigje, të cilat Prokuroria e Posaçme duhet t’i sqarojë për të garantuar integritetin e saj.


        
 
Next Post

VIDEO/ Gjergj Luca i "heq" non gratën Saliut! Me foton e tij dhe thirrjen "Free Berisha” biznesmeni shkon në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut

Rama: PD e 2021 e drejtuar nga Basha më e forta që kam parë, Berisha në krye të 'Estradës së Ballshit'! Këneta nuk rritet më, harroje

Mero Baze: E nisën ta dënojnë si të korruptuar, dhe po e dënojnë si të paedukuar!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com