1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

July 9, 2025
in Blog
        
 

Mero Baze

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt që po përgatisin padinë për në Gjykatën e Strasburgut, lidhur me paraburgimin antiligjor të tij, kanë marrë për herë të katërt refuzim nga SPAK dhe GJKKO që të takojnë klientin e tyre për një çështje që do ta mbrojnë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Argumentet se ata nuk janë avokatë të Shqipërisë, nuk kanë kuptim, pasi ata janë avokatë amerikanë me licencë të pranuar edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe po përgatisin një dosje që nuk do të gjykohet në Shqipëri, por në një gjykatë që shteti shqiptar e njeh si gjykatë superiore të tij dhe që respekton gjithë vendimet e saj.

Korespondenca e tyre me SPAK dhe GJKKO mund të jetë një nga argumentet më të forta për Gjykatën Evropiane që të ridënojë Shqipërinë, njësoj si në rastin e Thoma Gëllçit, për paraburgosje antiligjore që në këtë rast motivohet nga përfshirje personale e prokurorëve kundër tij për interesa direkte që lidhin interesat e tyre me detyrën e kryebashkiakut nga një anë dhe një llogari politike nga ana tjetër, që tanimë ka shpallur triumfin e plotë të SPAK dhe GJKKO ndaj pushtetit.

Në betejën politike kundër SPAK dhe GJKKO, opozita e Sali Berishës ka një qëndrim të qartë dhe të mirë menduar, duke e linçuar publikisht atë, duke e trembur dhe duke përdorur gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e tyre brenda kësaj strukture në favor të tyre, duke dhënë vendime politike. Me po kaq zell i kanë përdorur edhe ndaj kundërshtarëve të tyre.

Pra, Berisha ka zgjedhur si strategji të linçojë SPAK dhe GJKKO për të gjunjëzuar ata që nuk i ka të vetët aty brenda dhe të përdorë ushtarët e vet si Olsi Dado apo Bani e kompani për interesa të tyre politike.

Nga ana tjetër, pushteti i Edi Ramës, për shkak edhe të përgjegjësisë që ka për Reformën në Drejtësi, ka zgjedhur të mbajë distancë sterile ndaj SPAK dhe GJKKO, duke toleruar edhe shkeljet flagrante që u bëhen të arrestuarve socialistë nga militantët e Berishës brenda kësaj strukture dhe duke krijuar kështu një bilanc të përmbysur të betejës me drejtësinë, ku Berisha, i cili ishte simbol i paprekshmërisë nga drejtësia e vjetër, vazhdon të mbetet i paprekshëm, ndërsa njerëz të cilët nuk kanë kryer asnjë krim në jetën e tyre, po linçohen në burgje paraprakisht pa asnjë tagër ligjor, përveçse të plotësojnë për SPAK dhe GJKKO statistika arrestimesh që në fund përfundojnë antiligjore në Strasburg.

Tek rasti i Erion Veliajt është edhe më keq. Aty përzihen inatet personale të prokurorëve kundër tij, përzier me militantizmin politik të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë të identifikuar si njerëz të Berishës nga një anë, dhe nga ana tjetër distanca e pushtetit të Edi Ramës për të mbrojtur të drejtat e të paraburgosurve socialistë, në një fushatë të qartë që ngjan me gjueti shtrigash.

Dje në Gjykatën e Lartë nuk ka humbur Erion Veliaj. Ai do ta fitojë të drejtën e tij shumë shpejt në Strasburg lidhur me paraburgimin, por qeveria e Edi Ramës ka humbur shansin t’i tregonte SPAK dhe GJKKO-së që nuk e ka të nënshtruar të gjithë sistemin dhe se ekziston një ishull pavarësie në drejtësi që nuk trembet prej tyre dhe që mund të ishte Gjykata e Lartë.

Të gjitha akuzat që iu bënë socialistëve gjatë Reformës në Drejtësi ishin se ata kanë kapur Gjykatën e Lartë, se “Sadushi ishte ushtar i Xhafajt”, se disa anëtarë gjykate janë njerëz besnikë të Ramës etj. Pra, qeveria e ka marrë këtë ngarkesë pa asnjë shkak.

Dje ka qenë rasti që ajo t’i tregonte SPAK dhe GJKKO-së se arbitrariteti i tyre nuk mund të kalojë në çdo hallkë pa u prekur në drejtësi. Meqenëse nuk e bëri, sot nuk ngjan i dënuar Erion Veliaj, por ngjan i gjithpushtetshëm SPAK dhe GJKKO që provuan se kanë futur mes këmbëve edhe Gjykatën e Lartë dhe pushtetin e Edi Ramës. Dhe kjo do të ketë çmim në të ardhmen.

Akuza si ajo ndaj Ilir Beqes, që e konsideron atë pjesëtar të grupit kriminal bashkë me zëvendësministrin, se kanë kërkuar që Shqipëria të ketë koncesion për sterilizimin, është në të vërtetë një akuzë që duhet të bëhet për kryeministrin dhe qeverinë, se koncesioni i sterilizimit është një vendim politik i votuar nga qeveria dhe parlamenti dhe jo nga Ilir Beqja dhe zëvendësministri i tij. Ata janë zbatues të tij. Nëse e kanë zbatuar keq, mund të bëjnë burg, por grup kriminal nuk kanë si të jenë pa përfshirë qeverinë që e ka miratuar dhe parlamentin që e ka votuar.

Qeveria e la të kalonte ky formulim po ashtu deri në Gjykatën e Lartë. Dhe nuk mund të themi që Gjykata e Lartë kontrollohet nga Sali Berisha në atë shkallë që kontrollohet prej tij GJKKO dhe SPAK. Në Gjykatën e Lartë ka gjyqtarë profesionistë, por që sa u përket orientimeve politike, ata që anojnë nga pushteti janë të identifikueshëm dhe kanë qenë edhe pjesë e gjykimeve për zyrtarë socialistë, përfshi dhe Veliajn. Fakti që ata janë gjunjëzuar para SPAK dhe GJKKO në vendime të rëndësishme që prekin thelbin e integritetit të një procesi gjyqësor, si në rastin Veliaj apo në rastin e të konsideruarit të Ilir Beqajt “grup kriminal” bashkë me zëvendësin e tij që ka detyrë funksionale të bashkëpunojë, tregon një dorëzim pa kushte para paligjshmërisë ose një braktisje politike që vetëm sa thellon revanshin e SPAK dhe GJKKO ndaj Edi Ramës.

Tani mos u çudisni që SPAK dhe GJKKO i japin vetes kompetenca që nuk i kanë: të gjykojnë se çfarë është interes kombëtar, çfarë është siguri kombëtare kur bëhet fjalë për koncesionin e Portit të Sarandës, të gjykojnë a duhet të bëhet koncesioni i sterilizimit apo jo, apo të japin mendim a duhet apo nuk duhet aeroporti i Vlorës tani që ai po përfundon dhe janë hedhur miliona.

Edi Rama nuk ka përdorur asnjë mundësi të pushtetit të tij dhe asnjë mekanizëm të drejtësisë për të vendosur një balancë së paku në llogaridhënien për këto abuzime. ILD i është kthyer në një taskë mbi qeverinë, në vend që të ishte një instrument kontrolli për abuzimet e drejtësisë, ndërsa Ministria e Drejtësisë vetëm sa forcon idenë që drejtësinë ua kemi lënë dibranëve, por këtë nuk e ka pasur detyrim, sepse nuk ua kemi premtuar shqiptarëve kur bëmë Reformën në Drejtësi.

Shansin që ata të ndaleshin dhe të kuptonin që nuk e kanë gjunjëzuar drejtësinë e kishte Gjykata e Lartë, ku Edi Rama dhe pushteti kanë edhe përgjegjësi për përbërjen e tyre. Nuk di nëse nuk ia dolën apo nuk deshën, por në të dy rastet, të humbur janë ata. Dhe të fituarit abuzuesit me të drejtat themelore të shqiptarëve


        
 
Next Post

Ironia e gazetarit: Ky Salianji nuk u dënua për trimëri, por për shpifje. Dikur këta i quanin burra m***

Kokëfortësia dhe dëshira për aventurë e turistëve të huaj i kushtoi jetën kapitenit të anijes në Shkodër

“Gjykata ka denigruar integritetin e vet”, Çupi: Berisha ka “mundur” drejtësinë me milionat që ka

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com