1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Të pezullohet Olsi Dado”! Erion Veliaj kërkon largimin e Prokurorit të çështjes: I dërgon letër ILD-së, Metan “fantazma” nxiton ta përgënjeshtroi: Nuk kam marrë ankesë

February 28, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit, Olsi Dado.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, prokurori Ols Dado ka kryer shkelje në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të tij.

Në kërkesën e tij, Veliaj tregon me detaje për konfliktin e interesit që sipas tij Prokurori Olsi Dado ka në çështjen e hetimit ndaj kryebashkiakut.

Veliaj thotë se “prokurori ka përdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij”.

“Thelbi i kёrkesёs tё depozituar nga ana ime konsiston te qёndrimi qё unё kam bёrё publik për largimin nga çёshtja tё prokurorit ndёrtues zotit Ols Dado, i cili nuk mundet kurrёsesi tё jetё objektiv nё pёrfaqёsimin e akuzёs tё ngritur ndaj personit tim.

E them kёtё, pasi Ols Dado ka pёrdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij, dhe pasi kёrkesa e tij pёr miratim tё kateve shtesё iu refuzua, ‘u vёrsul’ me shprehje kёrcёnuese e shantazhuese. Prokurori i çёshtjes, i cili ka ngritur akuzat ndaj meje, nuk duhej tё pranonte hetimin e shkaqeve tё ngritura nё kallzimin penal tё depozituar nga i ashtuquajturi “Nesti Angoni”, pasi Olsi Dado ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar me vendimin nr. U-14078/4, datё 09.09.2021 tё Kryetarit tё Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit nr. U-14078/6, datё 21.09.2021.

Ёshtё e vёrtetё qё leja e ndёrtimit i ёshtё akorduar subjektit zhvillues/ndёrtues, shoqёrisё “Alb Edil” sh.p.k, por referuar kontratёs sё sipёrmarrjes nr. Rep 2040, nr. Kol 803, datё 06.05.2021 pala porositёse dhe pёrfituese njёkohёsisht, ёshtё prokurori i çështjes kundёr titullarit tё institucionit qё ka dhёnё lejen e ndёrtimit, pra personit nё hetim Erion Veliaj”, thuhet në kërkesën e Erion Veliajt, i cili ndodhet në qelinë e paraburgimit të Durrësit.

Kërkesa e plotë e Veliajt për ILD dhe KLP:

“Thelbi i kёrkesёs tё depozituar nga ana ime konsiston te qёndrimi qё unё kam bёrё publik për largimin nga çёshtja tё prokurorit ndёrtues zotit Ols Dado, i cili nuk mundet kurrёsesi tё jetё objektiv nё pёrfaqёsimin e akuzёs tё ngritur ndaj personit tim.

E them kёtё, pasi Ols Dado ka pёrdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij, dhe pasi kёrkesa e tij pёr miratim tё kateve shtesё iu refuzua, “u vёrsul” me shprehje kёrcёnuese e shantazhuese.

Prokurori i çёshtjes, i cili ka ngritur akuzat ndaj meje, nuk duhej tё pranonte hetimin e shkaqeve tё ngritura nё kallzimin penal tё depozituar nga i ashtuquajturi “Nesti Angoni”, pasi Olsi Dado ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar me vendimin nr. U-14078/4, datё 09.09.2021 tё Kryetarit tё Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit nr. U-14078/6, datё 21.09.2021.

Ёshtё e vёrtetё qё leja e ndёrtimit i ёshtё akorduar subjektit zhvillues/ndёrtues, shoqёrisё “Alb Edil” sh.p.k, por referuar kontratёs sё sipёrmarrjes nr. Rep 2040, nr. Kol 803, datё 06.05.2021 pala porositёse dhe pёrfituese njёkohёsisht, ёshtё prokurori i çështjes kundёr titullarit tё institucionit qё ka dhёnё lejen e ndёrtimit, pra personit nё hetim Erion Veliaj.

Siç e parashtrova edhe mё lart, fakti qё pёrfitues nga procedura e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit ёshtё prokurori Olsi Dado ёshtё i pandryshueshёm, pasi e vёrteton dokumentacioni bashkёlidhur kёrkesёs time.

Telefonatat e prokurorit, i cili shpreh pakёnaqёsinё nё lidhje me procedurёn e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit, dёshmojnё qartё qёllimin keqdashёs tё zotit Ols Dado pёr tё pasqyruar nё dosjen hetimore fakte tё pavёrteta.

Edhe nёse zoti Ols Dado nuk do tё ushtronte ndikimin e tij nё lidhje me lejen e ndёrtimit, mjafton vetёm fakti se ёshtё pёrfitues, pёr t’u vёrtetuar konflikti i interesit.

Thjesht fakti qё prokurori ёshtё subjekt pёrfitues nga leja e ndёrtimit, do tё thotё se ndodhet nё konflikt tё hapur interesi, e pёr pasojё nuk duhet tё kishte pёrfaqёsuar akuzёn qё nё krye tё herёs.

Nё njё rast hipotetik, (interpretim i kundёrt), si pёr shёmbull, sikur zoti Ols Dado tё ishtё favorizuar nga titullari i Bashkisё Tiranё, pёrsёri do tё kishte konflikt interesi, pasi edhe nёse faktet e pretenduara nё dosjen hetimore tё ishin tё vёerteta, do tё ishte lehtёsuar pozita e tё dyshuarit nё hetim.

Pra, nё tё dyja rastet prokurori Dado ёshtё nё konflikt tё hapur interesi.

Ligji Nr.96/2016, datë 30.8.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 102, pika 1, germa a/b/iii pёrcakton shprehimisht se:

“Shkelje disiplinore gjatё ushtrimit tё funksionit janё nё veçanti, por pa u kufizuar nё to, veprimet apo mosveprimet ose sjelljet e magjistratit si mё poshtё:

a) Mosparaqitja e kёrkesёs pёr heqje dorё nga procedimi ose gjykimi i çështjes kur kjo ёshtё e detyrueshme, sipas ligjit, nёse magjistrati ka dijeni ose duhet tё kishte dijeni tё rrethanave tё tilla

b) Paraqitja e kёrkesёs pёr heqje dorё nga procedimi ose gjykimi i çёshtjes nёse ky veprim:

iii) Nuk kryhet menjёherё pasi merr dijeni pёr shkakun.

Sa më sipër, bazuar në nenin 127 të ligjit Nr.96/2016 do të kërkoja nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë pezullimin e prokurorit, zotit Ols Dado nga detyra e tij si prokuror, sipas parashikimeve në nenin 151, të këtij ligji, ose të kërkojë vetë pezullimin e magjistratit për arsyet e parashikuara në nenin 152 të këtij ligji.

Në këto kushte dhe përsa parashtroj më sipër, bazuar në nenin 184 e vijues të ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor”,

Kërkoj:

– Fillimin e procedurave për procedimin disiplinor ndaj prokurorit, zotit Ols Dado, lidhur me shkeljet e kryera në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të përsonit tim, Erion Veliaj.

– Marrjen e masës disiplinore ndaj tij dhe pezullimin nga detyra.

Por Metani shkallabani nxitoj ta përgënjeshtroi lajmin si të pavërtetë nga Veliaj, duke deklaruar se nuk ka snjë kërkesë pra duke gënjyer publikisht.

Ja foto e kërkesës!


        
 
Next Post

"Një mrekulli e vetëpërmbajtjes!" Rusia: Si e mbajtën veten Trump dhe Vance pa e goditur Zelenskyn?!

Gary Kokalari: Lëreni Sali Enver Berishën të sjellë një cirk politik në Shqipëri! LaCivita vetëm kontratë mijëra dollarë,nuk ka asnjë mbështetje nga Trump

Nën thundrën e Uashingtonit dhe Moskës

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com