Ish -kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim ironik ndaj zërave kundër shembjes së godinës së teatrit.” Paskemi qenë popull art-dashës, 7 vjet protesta tek godina e Teatrit dhe 7 sekonda s’keni dalë për pushtimin e godinave të Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë, Komisionit Zgjedhjeve etj”, shkruan Spahiu në postimin e tij.
Postimi i Spahiut
Paskemi qenë popull art-dashës!
7 vjet protesta tek godina e Teatrit.
As 7 sekonda s’keni dalë për pushtimin e godinave të Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë, Komisionit Zgjedhjeve etj.
Kësaj i thonë: “Të ruash tjegullat e çatisë, kur po shemben themelet e shtëpisë!”