Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro amerikane, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ajo shfaqet në krah të kreut demokrat Sali Berisha, gjatë periudhës kur ajo u shfaq në Tiranë si një mbështetëse e ish-kryeministrit që kishte nisur një betejë me Lulzim Bashën për t’i marrë Partinë Demokratike.
Kokalari e shoqëron foton me një mesazh të koduar, ku i kujton Berishës se ‘po i troket ora’.
Prej muajsh Kokalari sulmon ashpër kreun demokrat, që e akuzon jo vetëm si shkaktarin kryesor që Edi Rama fiton zgjedhjet, por edhe për pazare me kryeministrin socialist dhe shkatërrimin e opozitës në Shqipëri.