Një 56-vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku raportohet se viktima ka qenë ish-kryetar i bashkisë në Halkia.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 56 vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij. Mediet në Greqi raportojnë se viktima, ka qenë ish-kryetar i bashkisë në Halkia.
Mediat vendase raportojnë se ai është gjetur Ai i pajetë dhe i mbuluar në gjak në magazinën e shtëpisë nga i vëllai i tij, i cili e telefonoi dhe pasi ai nuk u përgjigj telefonatës, shkoi drejt banesës së të ndjerit. 56-vjeçari është qëlluar me thikë në zemër, ç’ka i ka shkaktuar vdekjen ish-zyrtarit grek.
Autoritetet në Greqi po hetojnë vdekjen e 56-vjeçarit, ndërsa nuk përjashtohen dhe konfliktet në të kaluarën, apo për shkak të detyrës së mëparshme.