Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku është rrëzuar një avion, i cili ka rënë në një fshat grek.
Mediat helene bëjnë të ditur, se avioni është rrëzuar si pasojë e një problemi në motor, ku si pasojë, dy persona kanë ndërruar jetë.
Avioni ka rënë në fshatin Haria, e cila përkon jo shumë larg me vendin ku banonte një nga viktimat. Sapo kanë dëgjuar përplasjen, banorët janë drejtuar menjëherë për të dhënë ndihmën e parë.
Ata e kanë gjetur avionin në flakë, ndërsa nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shpëtimin e dy personave në bord.
Policia aktualisht është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë se si ndodhi aksidenti.