Tetë persona, përfshirë të paktën gjashtë gra aziatike, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në tre qendra masazhi në Atlanta të SHBA.
Koreja e Jugut më vonë konfirmoi se katër nga viktimat ishin me origjinë Koreane.
Zyrtarët e policisë në Amerikë thanë se në pranga është vënë një 21-vjeçar, Robert Long i cili dyshohet të jetë autori i sulmit.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes.
“Pamjet tregojnë se ka shumë të ngjarë që i njëjti person të jetë përgjegjës për tre sulmet vdekjeprurëse të martën në qendrat e masazhit në zonën e metrosë në Atlanta, në Xhorxha”, tha policia të martën.
Krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë shtuar në muajt e fundit, të nxitura nga retorika që fajëson njerëzit aziatikë për përhapjen e Covid-19.