Deputeti që prej vitit 1991 e deri më sot, ish ministër i turizmit, i anatemuar shpesh herë jo vetëm nga kundërshtarët politikë por e ata brenda llojit për shkak të lidhjeve të tij me sistemin komunist me pseudonimin “Kërmilli” mbylljen e karrierës së tij e vulosi me turp.
Edmond Spaho nuk ka mundur të marrë as 3 mijë vota në qarkun e Korçës, teksa po numërohen kutitë e fundit për votën preferenciale duke u renditur i 7-ati, pasi e kanë lënë mbrapa edhe kandidatë të cilët merrnin pjesë në këtë fushatë për herë të parë.
Pavarësisht humbjeve të njëpasnjëshme që Edmond Spaho pati në qarkun e Korçës, Sali Berisha e besoi përsëri në listen për deputet por duket se vet njerëzit e thjeshtë janë lodhur me Mondin, i cili vazhdimin e jetës do e ketë në vilat miliona euroshe, të cilat dyshohet t’i këtë përfituar në mënyrë të paligjshme.