Në momentet kur toka fillon të dridhet papritmas gjëja e parë që të thotë instinkti të bësh është që të dalësh me vrap nga ambientet e mbyllura.
Këtë kanë bërë shumë qytetarë ditën e sotme, por njëri prej tyre ( dhe ndoshta jo i vetmi) ka dalë siç ishte me robdishambër.
Si duket lëkundjet e kanë kapur gjatë ose pas dushit. Pamjet e tij duke lëvizur me peshqir po qarkullon në rrjet.
Sipas IGJEUM-it, tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit, pranë Kepit të Rodonit, është më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.