Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’. Një emisionin që sikurse bën të ditur Ilir Babaramo është regjistruar paraditen e djeshme, por që nuk ka shkuar edhe aq mirë, pasi kryeministri ka hequr mikrofonin dhe është larguar nga emisoni.
Gazetari Ilir Babaramo, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Rama ka refuzuar t’i përgjigjet shumë pyetjeve dhe ka hequr mikrofonin duke u larguar në mënyrë të bëftë.
Në fakt Babaramo që hiqet si gazetar, por që është në fakt një kapter i ushtrisë së lehsave, u fut dje në konflikt me Ramën që në fillim të intervistës, kur ai i kërkoi se ka ardhur në emision për tu pyetur si kryeministri i Shqipërisë dhe jo për të dëgjuar nga intervistuesi broçkulla nga SHQUP, pa asnjë bazë reale dhe pyetje sipas informacioneve nga kafenet e lagjeve.
Madje Babaramo na kishte informacion se Edi Rama kishte “tenderuar” blerjen e uniformave të policisë, ku një kapele ishte blerë 680 euro.
Këto broçkulla dhe broçkulla të tjera të këtij lloj e detyruan kryeministrin të largohet, duke ju drejtuar Babaramos: Si nuk të vjen turp që gënjen dhe merresh me thashetheme lagjie. Po pse çfarë jam unë shitës kapelesh policash? Po largohem dhe kur të jesh pregatitur për të intervistuar kryeministrin e Shqipërisë jam gati!
Mirëpo Babaramo mendon se kishte bërë pytje, kur në fakt po bënte shpifje që prisnin përgjigjie, që nuk kishin inters për audiencën dhe nuk e justifikonin arsyen sepse Edi Rama ishte aty.
“Nje interviste e nderprere ne mes nga Edi Rama gjate rregjistrimit i cili refuzoi ti pergjigjej me shume se gjysmes se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar ne menyre te beftë, shkruan Babaramo. Ekskluzive.al