Kandidatja e LSI-së në qarkun e Elbasanit, Mimoza Trimi është shoqëruar në polici pasi dyshohet se po shpërndante para në këmbim votës.
Por në reagimin e saj të parë, ajo përgënjeshtron këtë lajm duke e quajtur të pavërtetë.
Reagimi i plotë i Mimoza Trimit në Elbasan
“PËRGËNJESHTROJ ABSOLUTISHT KETE LAJM TE PAVËRTETË! Do te merren organet kompetente për këtë Shpifje dhe unë që sonte do bëj Denoncim dhe jam gati të përballem me këdo që ka nxjerrë këtë lajm te pavërtete!Te nxjerri faktet kushdo që pretendon që unë Mimoza Trimi kam bërë këtë veprim!Dua video fakte SEPSE NUK LEJOJ ASKËND TË MË PRISHË IMAZHIN SEPSE NDJEJNË HUMBJEN!”