1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes “non grata” Dodik, si Berisha kur “të vijë” në pushtet: Dekreton ligjet që ndalojnë punën e drejtësisë! SHBA e BE paralajmëron

March 7, 2025
in Diaspora
        
 

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundërshtuan një sërë ligjesh të miratuara nga autoritetet e Republikës Serbe, të cilat ndalojnë gjyqësorin dhe policinë shtetërore të Bosnjës të veprojnë në pjesën e kontrolluar nga serbët.

Ligjet kanë nxitur tensione në vendin ballkanik të ndarë etnikisht dhe zyrtarët boshnjakë u ankuan në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se ligjet e miratuara një javë më parë nga ligjvënësit serbë të Bosnjës dhe të nënshkruara nga Presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik, shkelin kushtetutën e Bosnjës dhe një marrëveshje paqeje që i dha fund luftës së viteve 1992-1995.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje u shpreh thellësisht e shqetësuar me dekretimin e ligjeve.

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në çuarjen përpara të interesave tona në Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në deklaratë. “Për 30 vjet, angazhimi ynë ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe një Bosnje dhe Hercegovinë të qëndrueshme dhe të sigurt ka qenë i palëkundur”.

Në deklaratë thuhet mes tjerash se ky është një provokim i qëllimshëm ndaj rendit kushtetues të Bosnjës dhe paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e Bosnjës e Hercegovinës dhe për objektivat strategjike të SHBA-së.

“Le të jemi të qartë – ky është një provokim i qëllimshëm ndaj rendit kushtetues të BiH dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe sigurinë e BiH-së dhe për objektivat strategjike të SHBA-së.

Për të gjithë udhëheqësit politikë dhe veçanërisht për ata që qëndrojnë pas këtyre vendimeve, mesazhi ynë është ky: Përmbahuni nga përfshirja në veprime të mëtejshme destabilizuese dhe retorikë nxitëse. Angazhohuni në dialog politik konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Mbështetni institucionet demokratike të Bosnjës dhe mbështesni sundimin e ligjit. Dhe bëni pjesën tuaj për të ulur temperaturën politike. Qytetarët që ju u shërbeni nuk meritojnë më pak”, thuhet në deklaratë në të cilën nënvizohet se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Bosnjës dhe rrugën e saj drejt integrimit të plotë në komunitetin euro-atlantik.

Bashkimi Evropian tha se ligjet “dëmtojnë rendin kushtetues dhe ligjor” të Bosnjës, funksionalitetin e institucioneve të saj dhe kërcënojnë liritë themelore të qytetarëve të saj. Republika Serbe, pjesa e Bosnjës e drejtuar nga serbët, thuhet në një deklaratë të BE-së, duhet të veprojë në përputhje me ligjet e Bosnjës dhe kushtetutën e saj.

“BE-ja i bën thirrje udhëheqjes politike të entitetit të Republikës Serbe që të përmbahet dhe të heqë dorë nga retorika dhe veprimet provokuese, përçarëse, duke përfshirë vënien në pikëpyetje të sovranitetit, unitetit dhe tërësisë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës”, thuhet në deklaratë.

Serbët e Bosnjës miratuan legjislacionin pasi një gjykatë boshnjake dënoi Milorad Dodikun, presidentin pro-rus të Republikës Serbe muajin e kaluar me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të përfshirjes në postet publike, për shkak të veprimeve ndarëse të tij.

Dodik, – i shpallur non grata nga SHBA njëjtë si Sali Berisha – i cili nuk është në rrezik të menjëhershëm arrestimi, tha se ka në plan të shpërfillë vendimin, i cili bëhet i formës së prerë pas një procesi të apelimit.

Zyrtarët e Bosnjës thonë se grupi i ligjeve të miratuara nga Republika Serbe, përfaqëson një grusht shteti dhe një hap të madh në shpërbërjen e vendit.

Bosnja përbëhet nga dy entitete, njëri e dominuar nga serbët e Bosnjës dhe tjetri i drejtuar nga boshnjakët myslimanë dhe kroatë.

Marrëveshja e paqes e Dejtonit që i dha fund luftës së Bosnjës, e cila la pas vetes më shumë se 100,000 të vrarë dhe miliona të zhvendosur, parashikoi gjithashtu që entitetet të jenë të lidhura nga institucionet e përbashkëta shtetërore, duke përfshirë ushtrinë, gjyqësorin e lartë dhe administratën tatimore.

Presidenca e prej tre anëtarësh e Bosnjës përbëhet nga anëtarë boshnjakë, serbë dhe kroatë, ndërsa një i dërguar ndërkombëtar që mbikëqyrë paqen, ka autoritetin të ndryshojë ligjet dhe të marrë vendime në Bosnje.

Milorad Dodiku u dënua për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt, që synonte të frenojë përpjekjet pro-pavarësisë së serbëve të Bosnjës.

Milorad Dodiku vazhdimisht ka bërë thirrje për ndarjen e gjysmës së Bosnjës të drejtuar nga serbët për t’u bashkuar me Serbinë fqinje dhe për këtë arsye ish-administrata amerikan vendosi sanksione kundër tij dhe aleatëve të tij të ngushtë.

Pas një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Beograd, Milorad Dodik akuzoi të enjten zyrtarët boshnjakë në Sarajevë se po kërkojnë një konflikt dhe dëshirojnë shfuqizimin e entitetit serb.

“Nuk jemi ne ata që duam luftë dhe konflikt”, këmbënguli ai.

Prokurorët e Bosnjës thanë të enjten se Milorad Dodiku po hetohej për sulm ndaj rendit kushtetues të vendit.

Udhëheqësi i entitetit serb të Bosnjës, i cili mbështetet nga Rusia, Hungaria dhe Serbia, shkroi në rrjetin X se ka marrë një ftesë për të dhënë deklaratë të premten në prokurori, por nuk do t’i përgjigjet asaj.


        
 
Next Post

Tregtia Shqipëri-SHBA si mund të ndikojnë tarifat doganore të administratës së re amerikane

Vota e diasporës: 246 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë mundësi të votojnë më 11 maj, u refuzuan 48 mijë të tjerë! KQZ mbyll shqyrtimin e kërkesave

Si mund ta liroi Rama, Erion Veliajn, nëse ka bindje për pafajsinë e tij, duke i sfiduar "dadot" e SPAK-ut

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com