Kryeministri Rama sot ishte në Shkodër ku zhvilloi disa takime me drejtuesit politikë për zgjedhjet dhe prezantoi kandidatët.
Takimet kreu i qeverisë i ka postuar në Facebook, aty ku komentet kanë qenë të shumta, përpos atyre mbështetëse edhe shumë kundra.
Disa i japin merita për vaksinimin, disa të tjerë i vendosin kusht për votën marrëveshjen me Italinë për pensionet, të tjerë i thonë se nuk kemi nevojë për xhami dhe kisha, por ujë dhe bukë. Nëse nuk e duan,
Rama u kërkon që të votojë rivalin e tij, Lulzim Bashën dhe më pas, sipas tij do të marrin në këmbim gjumin e gjatë.