Suedia ishte një ndër vendet që nuk morën asnjë masë kundër koronavirusit, por tashmë po e pëson, pasi kaloi pragun e 3 mijë viktimave.
Suedia regjistroi zyrtarisht 3040 të vdekur si pasojë e koronavirusit, njoftuan sot autoritetet shëndetësore. Vetëm në 24 orë pati 99 viktima.
Në vendin me 10.3 milionë banorësh, pati 703 raste të reja të konfirmuara me Covid-19, duke e çuar totalin në 24.623 te infektuar.