Qeveria miratoi dje dy vendime për mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, që janë një garanci edhe më shumë për kandidatët që do të marrin pjesë në garë.I pari ka të bëjë me pezullimin e të gjithë procedurave të prokurimit nga bashkite dhe endimi i dytë pengon rreptësisht përdorimin për çfarë do lloj arsye apo në çfarë do lloj forme të administratës për qëllime elektorale.
Punonjësit të administratës publike i ndalohet të marrë pjesë në takime elektorale gjatë orarit zyrtar të punës. Edhe pas orarit zyrtar, punonjësve publikë i lejohet të marrin pjesë në takime, por jo të shprehin qëndrimet e tyre ndaj kandidatëve apo subjekteve politike.
“Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet moscenimi i të drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese për të shprehur fjalën e lirë dhe për të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, të përcaktuara me dispozita të veçanta të legjislacionit në fuqi, që rregullojnë dhe janë të vlefshme gjatë këtij procesi zgjedhor.
Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, sipas pikës 4, të këtij vendimi, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar, i ndalohet: a) të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat; b) të manifestojë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht; c) të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike apo të kandidatëve”, thuhet në vendim.