1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vetingu si ILKDP/ Denoncimet e qytetarëve për gjyqtarët dhe prokurorët një farsë: KPK nuk ka marrë parasysh asnjë prej tyre

September 1, 2018
in Kryesore
        
 

Me nisjen e vetingut në drejtësi një numër i madh qytetarësh adresuan një numër të madh denoncimesh pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në denoncimet e qytetarëve përmendeshin emrat e një sërë gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët sipas qytetarëve kishin abuzuar me çështje të ndryshme. Kështu, vetëm gjatë periudhës tetor 2017-Maj 2018, pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë bërë 1188 denoncime nga qytetarët. Por edhe pse janë bërë një numër i madh denoncimesh nga ana e qytetarëve mbi aferat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri më sot nuk ka marrë parasysh asnjë nga këto denoncime. Gazeta ka verifikuar të gjitha vendimet e zbardhura të KPK, në lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët, por aty bie në sy fakti se asnjë denoncim apo ankesë nga ana e qytetarëve nuk është marrë parasysh. KPK në çdo seancë të zhvilluar me subjektet e rivlerësimit më së shumti e ka fokusuar punën e saj vetëm tek kriteri i pasurisë dhe jo tek ankesat e qytetarëve. Kështu, për të qenë më konkret, nëse ndalemi tek vendimi i KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Medi Bici, i cili u konfirmua në detyrë, vërehet se ndaj subjektit në fjalë ka pasur 13 denoncime nga ana e qytetarëve. Denoncime që nuk janë marrë parasysh nga ana e KPK, për shkak se nuk janë paraqitur fakte konkrete. Por krahas rastit të gjyqtarit, Medi Bici, denoncime ka pasur edhe për gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Gentian Medja. Sipas vendimit të KPK, për gjyqtarin Medja ka pasur dy denoncime nga ana e qytetarëve. Por pas verifikimeve KPK është mjaftuar me provat e prokurorisë duke mos e shtyrë më tej verifikimin. Ndërkohë edhe për gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, Dritan Hallunajn ka pasur një ankesë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me dhënien e pafajësisë ndaj një personi të akuzuar që më pas u ndryshua nga Apeli.

Denoncimet e qytetarëve në “ajër”

Por edhe pse u përfol se denoncimet e qytetarëve do të ishin një shtysë për identifikimin e subjekteve të papërshtatshëm ato më së shumti duket se kanë qenë një formalitet pasi KPK nuk i ka marrë në konsideratë. Kjo për faktin se për të gjithë subjektet ka pasur denoncime të shumta. Për prokurorin e Shkodrës, Vatë Staka, sipas vendimit të KPK, ka pasur 3 denoncime nga ana e qytetarëve por ato nuk janë marrë parasysh pasi për organin e rivlerësimit nuk kanë përmbajtur prova apo fakte. Denoncime të shumta ka pasur edhe për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Brikena Ukperajn, e cila po ashtu u konfirmua në detyrë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas vendimit të KPK, ndaj Ukperajt ka pasur 10 denoncime nga ana e qytetarëve. Por edhe pse ka pasur një numër të lartë denoncimesh, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka pohuar sërisht se ato nuk janë marrë parasysh pasi nuk kanë pasur prova dhe fakte të konsiderueshme në lidhje me kriteret e rivlerësimit. Por numri i ankesave dhe denoncimeve nuk mbaron me kaq sepse dhe ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, Alma Brati ka pasur 5 ankesa, të cilat sipas KPK, nuk paraqesin indicie për veprime të kryera që cënojnë integritetin apo përbëjnë gjetje për paanësinë e gjyqtares gjatë ushtrimit të detyrës. Pra, pavarësisht numrit të madh të denoncimeve në drejtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve, KPK gjatë 47 seanca të para të rivlerësimit nuk ka marrë parasysh asnjë denoncim./ Endri Arizi


        
 
Next Post

KPK dhe ndërkombëtarët vihen në lëvizje për ngritjen e KLP: Më 6 shtator nisin seancat dëgjimore

Turizmi/ Rama publikon videon me artikujt e mediave ndërkombëtare

Femra e përsosur, ja si ka ndryshuar idealja e bukurisë gjatë historisë (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com