Nga Erion Braçe
Ylli Rakipi eshte nje gazetar i vjeter;
E ka nisur ne epokën e re me gazeten Republika, pastaj botoi nje gazete te veten, Albania, dhe pasi e mbylli ate ka bere gazetari televizive;
ne te gjitha kohet ka bere edhe gazetari te mire, plot sarkazem e ironi;
Nese une mbaj mend gje nga gazetaria e tij eshte nje rubrikë, Tej e këtej quhej;
Nese une mbaj mend gje nga personazhet e saj ishte nje person real qe quhej D’anton Debileka;
Nese ka nje gje qe Yllit ja cmoj shume eshte qe ai nuk heq dore nga personazhet e tij, i zhvillon ne cdo kohe dhe ne cdo faze te gazetarise se tij, i mban gjalle, i ka edhe sot!
Tani; Per kete trenin bullgar dhe kete zyren e Erion Braces;
E para, nuk kam patur kurre nevoje per tren qe nga 1996ta; e thjesht kam patur hambar me vota; aq i madh ka qene hambari sa edhe pse Salihu i beri vete zgjedhjet ne 1996-en, pra i shkruajti vete, i hodhi vete e i numeroi vete, perseri ne fund fitues isha une me 50.01%;
ne 2005-en, edhe pse vuri 5 kandidate perballe meje, perseri fitues isha une me 60%;
ne 2009-en, edhe pse mori nje mandat per 38 vota, kutite e nates pa drita ne Berat nuk i hapi kurre, nderkohe fitues isha po une me 22 mije vota me shume ne vetem Berat e Kucove;
ne 2013-en ne Divjake me cdo kandidat te mundshem te tij e jo vetem me nje mjeshter elektoral perballe, nga 1800 vota minus, fitues isha une me 2800 vota plus;
ne 2017-en sterfitues isha une me nje rekord te paprekshem 13.800 vota vetem ne nje zone elektorale;
ne 2021-in me gjithe ushtrine e jashtme e ca komandat te brendshem kunder, me 5 kandidate perballe vetem ne Divjake, fitues me 4000 vota diference isha une, ne qark e ne rang vendi i pari dhe i treti isha une;
kete here me gati 21.000 vota ne Tirane, brenda ne Tirane e 3.000 te tjera ne diaspore, i pari po isha une!
FUND: Kush ka vota nuk ka nevoje per Bullgarinë e trenin e saj;
Kudo ne gjithe Shqiperine, si Partia Socialiste ne fillim, si individe me pas!
Nderkohe Ylli, vijo zhvilloi personazhet e tu por mos u bej mizor, tani ne pleqeri meritojne edhe ata pushim e pension me te larte, paguar nga qeveria!