Pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve për çështjen “Partizani”, Sali Berisha ka sulmuar ashpër gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka.
Në një deklaratë për mediat, Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj saj, duke e cilësuar si të dënuar më parë dhe të përfolur për korrupsion.
“Njeriu që kryeson Gjykatën Speciale shqiptare ishte një delikuente e pafytyrë, e pamoralë, e pakarakter e dënuar me burg në vendet fqinje dhe përdorej si skllave nga Edi Rama.
Irena me 5 mbiemra është dënuar, e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe, rezulton se më 2005 është dënuar nga Kolegji Penal i Janinës me burg e gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar si kryetare e Gjykatës Speciale nga Rama e Balla dhe është keqpërdorur nga Altin Dumani. Ajo ka fshehur dënimin.
Vendimet e saj bëhen automatikisht të pavlefshme. Është dënuar për falsifikim. Është turp i Ulsi Manjës, që në regjistrimet telefonike, rezulton se përpos se 500 mijë nga emigranti, i kërkonte çantën Luis Vuiton. Manja tha se çantën e do për tjetërkënd, por nuk po i hyj intimiteteve”, tha Berisha.
Por qesharake ishte deklarat e njërës nga shpura e avokatëve që mbahen me lekët e hajdutit Berisha. Klodiana Gjyzari, avokatja e Saliut ka deklaruar se Fredi Beleri iu ka siguruar një dokument, që sipas saj vërteton dënimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi.
Ajo tha se Fredi Beleri e zbuloi këtë, pas një leximi të një artikulli në gazetë.
“Gjyqtarja e GJKKO është e dënuar.
Dokumenti është siguruar nga Fredi Beleri, pas një leximi të një artikulli në gazetë.
Beleri ka ndjekur një procedurë administrative dhe ka marrë vendimin e gjykatës për Irena Gjokën.
Kërkesa është tërësisht ligjore, sepse zonja është gjyqtare dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit, duhet ta kishte deklaruar. Nuk është pra informacion privat për gjyqtaren”- u shpreh ajo.