Një mbrëmje e paharrueshme për Eintracht-in e Frankfurtit. Pas 42 viteve, skuadra gjermane arrin të fitojë një trofe europian. Eintracht Frankfurt fitoi sot kompeticionin e Europa League-s. Për të marrë në duart e tyre trofeun, lojtarëve të ekipit gjerman u janë dashur ekzekutimet e penalltive.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin lojtarët e Rangers-it. Aribo zhbllokoi rezultatin në minutën e 57, ndërsa në të 69-n Rafael Borre ktheu përsëri baraspeshën. Finalja shkoi në shtesa, por pa mundur të përcaktohej fituesi.
Lojtarët e të dy ekipeve i drejtohen më pas 11 metërshave, nga ku Frankurti shënon 5 prej tyre, ndërsa Rangers-i 4. Penalltinë vendimtare e ka humbur ai i cili më pak pritej. Ramsey, futbollisti me karrierën më të pasur dhe me shumë ndeshje me klube elitare apo edhe në Champions League, gabon nga pika e bardhë e 11 metrave, duke i dhuruar kështu trofeun Frankfurtit.
https://twitter.com/beINSPORTS_EN/status/1527046114129625088?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1527046114129625088%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Fvideo-e-humbet-penalltine-vendimtare-lojtari-i-fundit-qe-pritej-frankfurti-eshte-fituesi-i-europa-league%2F