Kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhet në Maqedoninë e Veriut për samitin e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së samitit, kryeministri Rama ndaloi përpara gazetarëve për një prononcim për mediat ndërsa nuk kanë munguar batutat mes tyre.
Një nga gazetaret është ulur në gjunjë për shkak se hapësira për të qëndruar ishte e vogël ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama, u shpreh se djemtë të cilët rrijnë në këmbë dhe ‘detyrojnë’ një vajzë të ulet në gjunjë duhen dërguar në riedukim.
Replikat mes Ramës dhe gazetares
Gazetarja: Për shkak të hapësirës, nuk ka telash.
Rama: Ka shumë telash, se gjithë këta çuna që të ka mbetur ty me u ul në gjunjë dhe vetë rrinë në këmbë, duhen marrë dhe duhen çuar për riedukim.
Gazetarja: Ama fuqia është te zëri, zoti Rama, jo te gjatësia.
Rama: Jo, nuk është gjatësia e qëndrimit në këmbë… megjithatë, cila ishte pyetja?
Pas replikave me gazetarët, kreu i qeverisë, Edi Rama, vijoi të përgjigjet në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe punimet e samitit. Fjalët që shkëmbeu me gazetaren e ulur në gjunjë u përkthyen në batutë tashmë të zakonshme nga Rama.