Milani fitoi titullin kampion pas fitores kundër Sassuolos dhe sigurisht që emocioneve të mëdha nuk mund ti shpëtonte Tiziano Crudeli. Gazetari sportiv nuk e ka përmbajtur dot veten pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, duke qarë si fëmijë në studion e emisionit.
“Kemi fituar! Jemi kampionët e Italisë”, ishin fjalët e përsëritura disa herë nga goja e Crudeli-t, i cili ka shkuar më pas të takojë të gjithë të pranishmit që gjendeshin në studio.
https://twitter.com/markoniandrea/status/1528435850677305346