Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në Kuvend këtë të enjte, e para seancë që pas shkëputjes së gjatë për zgjedhjet e 11 majit.
Teksa Berisha po fliste duke përsëritur se zgjedhjet ishin një “farsë”, fjala e kreut të PD u ndërpre pas përfundimit të kohës nga kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali.
REPLIKAT:
Spiropali: Koha mbaroi
Berisha: Cila kohë?
Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.E mbylle për sot siç e ke mbyllur përgjithmonë dhe me turp