Kosova ka bërë me sukses debutimin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve. Dardanët e kanë nisur me fitore, teksa kanë mposhtur me rezultatin 0-2 Qipron. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta foli për përfaqësuesen e Kosovës.
Një aksion model dhe një finalizim spektakolar nga Valon Berisha sjellin golin e parë në minutën e 65. Më pas në të 78-n ishte Zhegrova ai që dyfishoi rezultatin.
Anësori i Lilës bën disa lëvizje mashtruese në zonën qipriote, nga ku arrin ta çojë topin në rrjetë. Kundërshtarët e tjerë të Kosovës në Ligën C janë edhe Greqia me Irlandën e Veriut.
https://twitter.com/goncalo_diass17/status/1532415731232563211?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1532415731232563211%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Fvideo-kosova-e-nis-me-fitore-ligen-e-kombeve-zhegrova-dhe-berisha-bejne-spektakel-kunder-qipros%2F