Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë në Durrës ku vijon fushatën e saj kundër vendosjes së maskave.
E pranishme në një lagje, ajo i është drejtuar një grupi banorësh, duke iu kërkuar të heqin barjerën mbrojtëse nga Covid-19, si masë e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Gjatë kërkesës së saj, ka hasur në kundërpërgjigjen e një zotërie i cili i ka kujtuar se nuk ka para për t’u kuruar aq sa mund të ketë ajo. (TemA)