Moment emocionues ishte ky në mbrëmjen e sotme për Thomas Strakoshën. Portieri shqiptar luajti ndeshjen e fundit me fanellën e lacialëve kundër Veronës. Kampionati është mbyllur për Lacion, ndërsa kontrata e Strakoshës skadon në këtë merkato të verës.
Sipas raportimeve të ardhura nga Italia, lojtari i Kombëtares ka arritur të sigurojë marrëveshjen me Fulham, që do të jetë pjesë e Premier League nga sezoni i ardhshëm. Për të konfirmuar se këtë herë nuk kemi të bëjmë vetëm me një lajm mediatik, mendon Lacio, teksa shokët e ekipit dhe të gjithë tifozët në stadium kanë përshëndetur Thomas Strakoshën për largimin.
https://twitter.com/i/status/1528119575530942468