Derbi më i egër i botës, Boca Juniors-River Plate u mbyll përfundimisht në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Takimi u luajt në fushë asnjëanëse pas sherrit masiv në Argjentinë dhe sulmit ndaj autobusit të Bocas. Kryeqyteti i Spanjës mirëpriti ndeshjen e çmendur që nuk zhgënjeu.
Kupa e Libertatores i shkoi River Plate-it, pasi fituan me rezultatin 3-1. Takimi u vendos në shtesë duke qenë se koha e rregullt përfundoi 1-1. Nëse do të luhej në Argjentinë, Riveri do të kishte fituar brenda 90 minutave, pasi takimi parë i luajtur në “Bombonera” të Bocas u mbyll 2-2. Duke qenë se “Santiago Bernabeu” është fushë asnjëanëse ra rregulli i golave në fushë kundërshtare.
Takimi nisi më mirë për Bocan që gjeti golin dhe avantazhin në fundin e pjesë së parë me sulmuesin Benedetto. Në pjesën e dytë, “vendasit” barazuan me anë të Prattos në të 68′. Koha e rregullt mbaroi me këtë rezultat, ndërsa në shtesë ndodhi episodi që zgjidhi ndeshjen. Barrios del me të kuq në minutën e 92′ për Bocan dhe Riveri e ka më të lehtë.
Quientero realizoi në të 106′ një gol të bukur nga distanca me të majtën, ndërsa në minutën e 120’+2′, Martinesz vulos fitoren dhe Kupën e River Plate-it.
https://twitter.com/twitter/statuses/1071888668951003137
https://twitter.com/twitter/statuses/1071888711665836032