Lëkundjet e forta të tërmetit kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilët kanë lënë shtëpitë dhe më pas kanë vrapuar në rrugë. Por ndryshe nga qytetarë të shumtë, nënat e reja në maternitetin “Koço Gliozheni” janë ndihmuar të përballojnë frikën me ndihmën e mjekëve duke treguar një “recetë epike” se si frika mund të kthehet fare mirë në argëtim.
Mjekja Anika Dokle ka postuar një video në “Facebook” ku shfaqen nënat e reja dhe stafi i maternitetit “Koço Gliozheni” duke kërcyer.
“Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, shkruan Dokle.