Këngëtari shqiptar Alban Skënderaj ka mbajtur ditën e djeshme një koncert në veri të Italisë, pikërisht në Qytetin e Milanos.
Ai ka kënduar atje hitet e tij më të mëdha si “Unë dhe ti”, “Duart lart” e të tjera për publikun e zjarrtë italo shqiptar.
Dhe pjesëmarrja ka qenë e lartë, në fakt ka qenë surprizuese për një këngëtar shqiptar, me yjet e Italisë jemi mësuar.
Duket pra se Shqipëria “i ka kthyer reston” Italisë për koncertin famëmadh dhe të jashtëzakonshëm të Gigi Dalessios veç pak kohë më parë në Tiranë.