Skena e fundit mes tifozëve dhe lojtarëve të Shqipërisë është përsëritur te Atletiko Madrid. Tifozët e ekipit spanjoll ishin të zhgënjyer nga rezultatet e arritura. Skuadra e Diego Simeones ishte surpriza më e madhe e Champions League teksa jo vetëm që nuk mori dy vendet e para, por përfundoi e fundit, duke mos arritur as në Europa League.
Rreth 2000 tifozë udhëtuan nga Madridi për të parë një tjetër humbje te Atletikos, këtë herë në transfertë ndaj Portos me shifrat 2-1. Në fundin e takimit, tifozët kanë shpërthyer në ofendime për lojtarët e tyre. I gjithë ekipi shkoi në dhomat e zhveshjes, ndërsa vetëm Saul Niguez shkoi që të përballej me tifozët duke i dëgjuar të gjithë thirrjet e tyre mes përlotjes për 5 minuta. /Sport Ekspres/
https://twitter.com/JaviGomezCh/status/1587532890656612360?