1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VJEDHJA E NËNTOKËS/ “Krimi intelektual” i ndëshkuar i BANKERS, po me Alban Pezën dhe miliona euro evazion dhe krim mjedisor kur do merret drejtësia? Si po tenton të zgjedhë kunatin drejtues të BKH për t’i shpëtuar prangave

July 5, 2025
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Rasti i Bankes Petroleum është një ndër gropat më të zeza financiare të historisë së shtetit shqiptar. Themi e shtetit shqiptar, sepse BANKERS Petroleum është një “dhuratë” e të gjithë drejtuesve të Kryeministrisë që nga viti 2004.

Pak muaj para se të largohej nga zyra e kryeministrit të vendit, Fatos Nano solli kompaninë kanadezë Bankers Petroleum në Shqipëri duke i dhënë në administrim fushën më të madhe naftëmbajtëse në vend, atë të Patos Marinzës. Që në vitin 2004 kompania nisi të deklarojë aktivitet me humbje. Më pas u largua Nano dhe kryeministër u bë Berisha. Sërish kompania vijoi të nxjerrë bilance me humbje por aktivitetin e vijoi normalisht madje duke dhënë mbështetje ndaj drejtuesve të djathtë të komunave të asaj kohe.

Në ato vite kanadezët e Bankers mësuan shqiptarët se si të vidhnin si shqiptarë, duke lejuar drejtues komunash që të themelonin kompani për shërbime të ndryshme, dhe Bankers i paguante “ligjërisht” për shërbime kurrë të kryera. Dhe këtë skemë që gjeti dhe la qeverisja e Berishës, e perfeksionuan ustallarët që morën pushtetin në vitin 2013. Bilance me humbje, aktivitet që zhvillohej normalisht, miliona litra naftë e padeklaruar, bilance të falsifikuara, investime të pakryera dhe pagesa badihava për “shefat”. Si për shefat e kompanisë ashtu edhe për shefat e politikës. Kjo është historia e Bankers që nga viti 2004 e deri më sot. Evazioni, ose thënë shkurt “vjedhja” e shtetit i “hëngri” kokën një kompanie ndërkombëtare siç është Bankers Petroleum. Sepse tek e fundit, cdo cent që fitohet me patjetër duhet të tatohet dhe kështu garantohet vijimësia e çdo hallke financiare të shoqerisë. “Bankers” tani ndodhet përballë ligjit dhe do duhet të japë aty sqarime për aktivitetin e vet.

Por përtej Bankers, pak kilometra më tutje, në Ballsh një tjetër gropë e zezë i është hapur shtetit shqiptar. Dhe kësaj rradhe nuk është asnjë kinëz apo kanadez që na bëri dëmin, por është një vendaliu ynë.

Si e shtiu në dorë Alban Peza fushën e naftës në Ballsh dhe përse kjo çështje është me e rëndë se rasti i Bankers Petroleum?

Shqipëria rrezikon të humbasë në Arbitrazhin Ndërkombëtar mbi 50 milionë euro për kapriciot e Alban Pezës të firmosura nga Damian Gjiknuri. Gjithshka nisi për vendburimi i Amonicës, i cili më parë shfrytëzohej nga kompania Phoenix Petroleum Gas dhe vendburimet Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul të cilat shfrytëzoheshin nga kompania GBC Oil Company-një pasuese e Transatlantic Albania Ltd. Në dhjetor 2016 kompania JURIMEX e cila kishte si pronar austriako-ruso-çifutin Robert Noëikovski i kërkoi ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri dhe Albpetrol hapjen e negociatave për marrjen në shfrytëzim të vendburimeve.

Albpetrol i dërgoi ministrisë së Energjisë për miratim termat e një marrëveshje hidrokarbure për dy vendburimet me kompaninë ‘JURIMEX’. Më 21 korrik 2017, ministria e miratoi kërkesën e Albpetrol për të vazhduar negociatat dhe udhëzoi këtë të fundit që të bënte kërkesë për licensë me marrëveshje në AKBN.

Në të vërtetë JURIMEX nuk është një kompani austriake, por është degë e “Gazprom Neft Novi Sad Nafta Industrije Srbje” me përfaqësues shtetasin Igor Tarasov. Në kushtet kur kompanitë që kishte futur në lojë Damian Gjiknuri nëpërmjet Arjan Tartarit dhe Alban Pezës, rezultuan lidhje dhe investim i drejtpërdrejt rus, administrator i Transoil Group, Shefqet Dizdari bën një notë proteste Gazprom Neft, më parë e njohur si Sibneft që është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Rusi. Nafta Industrija Srbje, shkurt NIS, është kompani serbe nafte dhe gazi, ku Gazprom Neft bleu 51 % të aksioneve në vitin 2012, pas një marrëveshje mes Rusisë dhe Serbisë me vlerë 400 milionë USD.

Në notën verbale e cila i drejtohet zëvendës-drejtorit të përgjithshëm për zhvillimin e biznesit ndërkombëtar të Gazprom Neft, Vladislav Baryshnikov, Dizdari ankohej se në shkelje të etikës dhe të marrëveshjeve të besimit, Tarasov dhe Noëikovsky, po tentojnë ta përfshijnë gjigandin rus të naftës në mënyrë të fshehtë në tregun shqiptar, të ‘kamufluar si kompania austriake ‘JURIMEX’.

Mesa duket, alarmin e rrezikut të penetrimit rus nëpërmjet treshes Gjiknuri-Alban Peza-Arjan Tartari e ngriti as më shumë e as më pak se Charles Mcgonigal i cili ishte në një mardhënie të ligjshme bisnesi me Shefqet Dizdarin.

Këto të fundit i tregtojnë këto licenca në pazar dhe pa asnjë kriter ligjor të gjithë atyre që japin çmimin më të ulët për shtetin dhe ryshfetin më të lartë për drejtuesit e institucionit.

Vlera që kompania Anio Oil & Gas ka ofruar për të drejtat dhe detyrimet, në të ardhmen dhe në të kaluarën e kësaj kontrate, është një vlerë qesharake prej 700,000 USD. Vlen për tu përmendur se fusha e naftës së Ballshit, deri më sot është administruar në pjesën më të madhe të saj nga kompania shtetërore Albpetrol.

Një pjesë e vogël e saj ishte nën administrimin e kompanisë TransAtlantic Albania. Nga ana e saj TransAtlantic Albania kishte akumuluar një bilanc pozitiv ndaj Albpetrolit prej 18,000 ton naftë e kuotuar me çmimin e sotëm prej mbi 5.5 milion USD në këtë fushë të Ballshit. Gjithashtu kjo kompani ka investuar edhe mbi 13 milion dollarë në këtë fushë gjatë administrimit të saj.

E gjithë ky bilanc që sipas kontratës që Albpetrol dhe AKBN kanë firmosur, i kalon tërësisht kompanisë Anio Oil & Gas. Pra kjo kompani, blen një aset nga shteti me 700,000USD që sapo ka firmosur këtë kontratë korruptive, merr menjëherë të drejtat e 18.5 milion dollarëve për këtë vendburim. Ndërkohë që humbja për shtetin është e dyfishtë sepse jo vetëm që shteti humbi në një transaksion të vetëm 17.8 milion dollarë, por gjithashtu thellohet edhe gropa e cila është ndërtuar në arbitrazh ndërkombëtar aty ku shtetit shqiptar i kërkohen 50 milionë dollarë nga ish zotëruesit e fushës. Dhe rreth 21 milionë euro detyrime të papaguara dhe me një rrezik që kjo gropë të shkojë 72 milionë dollarë vijojnë të jenë pa autor. Edhe përse autori ka emër dhe mbiemër. Ai quhet Alban Peza dhe enturazhi i tij.

Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit si edhe akt padia që aktualisht janë në arbitrazh, nuk do ta ndalojnë Alban Pezën që të mbrohet duke thënë se këtë çështje e mbylli në SPAK.

Po çfarë mbylli në SPAK? A mos vallë i ktheu tokës sonë miliona litra naftë që ia mori dhe më pas bëri atë që di të bëjë më mirë. Ta kontrabandojë?

Çfarë mbylli me SPAK? A mos vallë i dha shtetit rreth 18 milionë euro taksa të munguara?

Çfarë mbylli në SPAK? Mos vallë kompania të cilës ky ia grabiti tokën u tërhoq nga Arbitrazhi dhe nuk kërkon më 50 milionë euro nga xhepat tanë?

Asgjë nga këto nuk ka mbyllur në SPAK me përjashtim të llafeve që ka futur në çdo zyrë se drejtues i ardhshëm i BKH do të jetë kunati i tij, oficeri Joni Keta i cili është një ndër kandidatët për atë pozicion.

Joni Keta është një oficer i Policisë Gjyqësore i cili ka një kohë dhe jetë të dyzuar midis babait ish prokuror dhe kunatit trafikant.

Dhe pikërisht për kunatin e tij Joni Keta, Alban Peza ka mbushur çdo tavolinë, mehjane dhe zgëqë të Tiranës duke deklaruar se “e ka mbyll për ta zgjedh Jonin atje”. Dhe flitet për drejtues të BKH osë Byrosë Kombëtare të Hetimit ose ndryshe FBI-ja shqiptare.

Pra imagjinojmë në një moment FBI amerikane që gjurmoi dhe dënoi Al Kaponen për evazion fiskal dhe fshehje të të ardhurave që të drejtohej jo nga Hooveri por nga vëllai i gruas së Al Kapones.

Ky është modeli që Alban Peza ofron për shoqerinë shqiptare. Pasi hyri në bisnes i bërë pis nga trafiku i drogës, kontrabanda dhe pengmarrjet, siç bëri pis industrinë e naftës duke e zhvatur dhe keqtrajtuar, ashtu kërkon të bëjë pis dhe drejtësinë duke folur si “pronari” i SPAK-ut që do “çojë drejtor” atë robin e vet.

Ne besojmë se në një kohë që një Prokurori lokale si ajo e Fierit arrin të çmontojë një rrjet ndërkombëtar siç është Bankersi, me patjetër do të ketë një prokurori a hetues që djersën dhjetravjeçare të naftëtareve dhe bekimin e zotit që na dha në nëntokë, të cilën Alban Peza e trajtoi si kilet e heroinës që shiste nëpër Greqi, ta vejë në vend duke çuar para drejtësië autorët e kësaj talljeje shumëvjeçare. Dhe autorët kanë emra dhe mbiemra. Janë Alban Peza dhe enturazhi i tij.

Si përfshiu Alban Peza ish kryeministrin Vilson Ahmeti në skemë ndërkombëtare pastrimit parash

Detajet e një arrestimi në Greqi për trafikimin e 50 kilogramëve heroinë në vitin 1999.

Si zaptoi mijëra metra dhe ndërtoi dhjetra metra katrorë ndërtim jashtë çdo kriteri në Tiranë dhe Vlorë.

Si e “rekrutoi” Damian Gjiknurin që të shkelë ligjin për Alban Pezën?

Si kërkon të ushtrojë trysni në komisionin e përzgjedhjes së drejtuesit të BKH, për të emëruar kunatin e tij Joni Keta….vijon


        
 
Next Post

Çfarë solli rinumërimi në Durrës, votat që i shtohen dhe i hiqen kandidatëve

Ambasada uron “tironsin” Alban Dervishi, do të jetë Komandanti i luftanijes amerikane “USS Pearl Harbor”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com