1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vlerësimet e KLP pas ‘dyerve të mbyllura’ për anëtarët e SPAK ngjallin dyshime

December 13, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi dy anëtarët e rinj të SPAK pas pikëzimit kontrovers dhe intervistimit në mbledhje me dyer të mbylluar të tre kandidatëve. Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu u emëruan, ndërsa Sonila Muhametaj, ish-prokurore e Krimeve të Rënda u radhit e treta.

Nga Vladimir Karaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu si anëtarë të SPAK, pas një procesi me dyer të mbyllura intervistimi dhe vlerësimi. E treta në garë u rendit ish-prokurorja e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj (Domi).

“Në përfundim të procedurës së vlerësimit, KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilet kanë aplikuar për 2 vende vakante ne SPAK, si vijon: Elvin Gokaj, 216 pikë; Alfred Shehu, 211 pikë; Sonila Muhametaj (Domi) 208 pikë”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

“KLP emëron në SPAK prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu”, thuhet më tej në njoftim.

Por vlerësimet pa praninë e medias dhe në mungesë tranaparence të KLP-së kanë ngritur vetulla mes vëzhguesve të sistemit të drejtësisë.

Prokurori Elvin Gokaj, i cili mori 216 pikë dhe u rradhit i pari, ishte vlerësuar “ngelës” nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit në kriterin e aftësive profesionale gjatë procesit të vetingut. KPK e pezulloi prokurorin Gokaj nga detyra për “njohuri dhe aftësi të cekëta dhe gjykim të dobët për kryerjen e procedurave”, “njohuri të cekëta dhe gjykim të dobët në analizimin e provave” dhe një sërë problemesh të tjera.

Bazuar në vendimin e KPK Gokajt iu desh një vit shtesë në Shkollën e Magjistraturës për të kapërcyer procesin e rivlerësimit. Ankimi i tij ndaj vendimit të KPK-së, për këtë pikë, nuk u shqyrtua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për shkak se Gokaj e kishte kryer ritrajnimin kur çështja u diskutua në KPA.

Në vendimin e KPA, ku u rihetua edhe pasuria e Gokajt thuhet se ai ishte vlerësuar “mirë”, pas përfundimit të procesit 1 vjetor të ritrajnimit dhe kishte marrë mbi 70 për qind të pikëve. Duke qenë se KLP e zhvilloi intervistimin dhe vlerësimin me dyer të mbylluar, nuk është e qartë nëse ka pasur një qëndrim për këtë çështje në seancë.

I dyti në garë me 211 pikë, po ashtu i zgjedhur si prokuror i SPAK, është prokurori i Elbasanit Alfred Shehu. Shehu u bë i famshëm si prokurori i konferencës për shtyp të ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, nga mbështetës të Partisë Demokratike katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan. Shehu qëndroi në të njëjtën platformë me Veliun, ndërsa ky i fundit manipuloi ngjarjen dhe fshehu gjetjen e materialeve zgjedhore në makinën e Mehmet Grecës, një person me precedentë penalë që dukej se ishte përfshirë në fushatë për Partinë Socialiste.

Ndërkohë e skualifikuara e vetme nga gara, prokurorja e Tiranës Sonila Muhametaj (Domi) që mori 208 pikë, duket se nuk është parë me sy të mirë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë edhe para kësaj gare. Ndaj Muhametajt, e cila qe një nga prokuroret që u përlas me ish-kryeprokuroren e përkoheshme Arta Marku në vitin 2018, Këshilli dërgoi një raport vlerësimi profesional me probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sipas raportit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Muhametaj kishte shkelur afatet proceduriale në një çështje dhe në një rast tjetër nuk kishte njoftuar të pandehurin për akuzën. Por të dy pretendimet e Këshillit u rrëzuan si të pavërteta nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas vendimit që ka marrë formë të prerë Muhametaj kishte respektuar afatin 30 ditorë për vendimin e mosfillimit dhe se përndryshe nga sa pretendonte Këshilli në vlerësimin e tij kishte një procesverbal të njoftimit të akuzës firmosur nga i pandehuri.

Relatorja e çështjes Etleda Çiftja theksoi gjatë seancës dëgjimore se përfundimet Komisioni i kishte arritur duke pasur në dorë të njëjtat dokumente si KLP, duke lënë të kuptohet se diçka nuk kishte funksionuar në vlerësimin e dosjeve të bërë nga KLP.


        
 
Next Post

Djali i Enver Hoxhës zbërthen sekretet e vilës 31 ku jetonte Enveri me familjen, nga tuneli i shumëpërfolur tek sistemi fizarmonikë: Nuk dua më të shkel aty

Ngatërresa në shortin e Champions League, kush përfitoi dhe kush humbi nga rrotullimi i goglave

Turizmi është gjallëruar ndjeshëm gjatë 9 muajve të këtij viti, statistikat e BSH: Të huajt kanë shpenzuar 1.5 mld euro në vendin tonë

“Sinjal” nga Ermal Peçi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com